Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Milano Cortina 2026: Lara Colturi debuton me vendin e 16 në slalomin gjigant, ndërsa Dauti përfundon i 44ti.

timoni.al by timoni.al
February 15, 2026
in Lajmi Fundit
0
Milano Cortina 2026: Lara Colturi debuton me vendin e 16 në slalomin gjigant, ndërsa Dauti përfundon i 44ti.
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lara Colturi, skiatorja 19-vjeçare, debutoi në Lojërat Olimpike Dimërore të Milano-Cortina me një fillim të shkëlqyer, duke u renditur e katërta në zbritjen e parë me një kohë prej 1 minutë e 3 sekonda e 97 të qintat. Ajo arriti të kalojë emra të njohur si Mikaela Shiffrin dhe Camille Rast, pas vetëm tri skiatorëve: Federica Brignone, Lena Duerr dhe Sofia Goggia.

Megjithatë, pritshmëritë për medalje u rritën pas këtij rezultati, por në zbritjen e dytë Colturi pësoi një rënie, duke bërë disa gabime dhe duke mbyllur garimin me një kohë 1 minutë e 10 sekonda e 85 të qintat. Në përfundim, ajo u pozicionua në vendin e 16 me një kohë të përgjithshme prej 2 minuta e 14 sekonda e 82 të qintat.

Një tjetër skiatore shqiptare, Semire Dauti, garoi në Slalomin gjigant, por përfundoi në vendin e 44 pas dy zbritjeve. Nga ana tjetër, skiatorja nga Kosova, Kiana Kryeziu, kishte një fat të keq duke u skualifikuar që në zbritjen e parë pa përfunduar garimin për shkak të një gabimi.

Në anën tjetër, medalja e artë shkoi për Federica Brignone, e cila u rikthye pas më shumë se 300 ditë dëmtimi. Medaljet e argjendta u ndanë mes Sara Hector dhe Thea Louise Stjernesund, të cilat regjistruan kohë të njëjtë.

Të tjera garues të ekipit shqiptar do të zbresin sërish në pistë më 18 shkurt në garën e Slalomit, ndërsa gara e slalomit për meshkuj është e programuar për më 16 shkurt, ku do të garojë Denni Xhepa.

Previous Post

Partizani-Tirana: Festë e kuqe në “Selman Stërmasi”, demat kalojnë në epërsi me golin e parë

Next Post

Skandal i ri korrupsioni në Ukrainë: 100 milion dollarë të përvetësuara, arrestohet ish-ministri i Energjetikës në përpjekje për t’u larguar nga vendi.

Next Post
Skandal i ri korrupsioni në Ukrainë: 100 milion dollarë të përvetësuara, arrestohet ish-ministri i Energjetikës në përpjekje për t'u larguar nga vendi.

Skandal i ri korrupsioni në Ukrainë: 100 milion dollarë të përvetësuara, arrestohet ish-ministri i Energjetikës në përpjekje për t'u larguar nga vendi.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al