Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Meta reagon nga burgu: Buxheti 2025 më antisociali, që shton varfërinë dhe korrupsionin

Editor by Editor
November 11, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Meta reagon nga burgu: Buxheti 2025 më antisociali, që shton varfërinë dhe korrupsionin
0
SHARES
25
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar nga qelia ku ndodhet prej disa javësh në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2025. Meta me anë të postimit në rrjetin e tij social thekson se buxheti për vitin 2025 është më antisociali dhe shton varfërinë dhe korrupsionin.

“1️⃣. Asnjë shtesë në fondin e pagave për politika të reja pagash.

Zero fonde për indeksim të pagave nga rritja e çmimeve.

2️⃣. Pensionistët do të diskriminohen më tej me këtë buxhet.

Fondi për politika të reja pensionesh për vitin 2025 parashikohet vetëm 1.6 miliard lekë ose rritje me 0.9% të fondit total të sigurimeve shoqërore.

Kjo do të thotë se pensionet nuk do të rriten as 1% kur vetëm niveli i inflancionit i parashikuar për vitin 2025 është 3%.

3️⃣. Jo vetëm zero rritje, por edhe ulje të fondeve të kujdesit social përfshi dhe për familjet në ndihmë ekonomike që jetojnë në varfëri të tejskashme. Nga 26,1 miliard lekë në vitin 2024, në 23,7 miliard lekë në vitin 2025.

4️⃣. Zero fond shtesë për kategorinë e të papunëve, ndërkohë numri i të papunëve rritet.

5️⃣. Zero fonde për shtresat në nevojë.“, shkruan Meta.

Më pas ai thotë që e gjithë rritja ekonomike që është kontribut i shqiptarëve dhe taksapaguesve do të shkojë për investimet publike korruptive me kosto shumë herë mbi realen për të rritur korrupsionin.

“Po kështu rritja ekonomike do të shkojë për projektet PPP me mbështetje buxhetore për të vjedhur qytetarët, si dhe do shkojë për të rritur shpenzimet administrative të luksit. Gjithashtu edhe për të rritur shpenzimet marramendëse të shërbimit të borxhit publik që është një barrë për brezat e sotëm e të ardhshëm, që paguajnë për korrupsionin skizofrenik të Edi Ramës dhe “Rilindjes“, thotë Meta.

Previous Post

GJKKO zbut masën e sigurisë mjekut Edmond Gashi

Next Post

A do të “përndjekë” armiqtë e tij presidenti i sapozgjedhur? Kongresmeni amerikan: Trump nuk ka një listë të zezë

Next Post
A do të “përndjekë” armiqtë e tij presidenti i sapozgjedhur? Kongresmeni amerikan: Trump nuk ka një listë të zezë

A do të “përndjekë” armiqtë e tij presidenti i sapozgjedhur? Kongresmeni amerikan: Trump nuk ka një listë të zezë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al