Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Meta: Krim i shëmtuar elektoral për të grabitur zgjedhjet në Himarë

Editor by Editor
August 4, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Meta: Krim i shëmtuar elektoral për të grabitur zgjedhjet në Himarë
0
SHARES
73
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia e Lirisë e konsideron një krim të shëmtuar elektoral ndalimin e mbi 6 mijë qytetarëve për të votuar për shkak se mjetet e tyre të identifikimit kanë rezultuar të skaduara.

Për kreun e saj, Ilir Meta ajo çfarë ndodhi sot në qendrat e votimit është pjesë e një strategjie të kryeministrit Edi Rama, për të vjedhur zgjedhjet e pjesshme në Himarë.

“Përjashtimi i qëllimshëm antikushtetues i 6157 qytetarëve të Bashkisë së Himarës nga e drejta e votimit, me pretekstin e skadimit të dokumenteve të identifikimit është një krim i shëmtuar elektoral i Edi Ramës në funksion të grabitjes së zgjedhjeve.”

Meta e bën shefin e qeverisë përgjegjës edhe për shtimin e zgjedhësve fiktivë në Himarë, ndërsa krim elektoral cilëson edhe shpërndarjen e çertifikatave të pronësisë gjatë fushatës elektorale.

Pavarësisht kritikave ndaj qeverisë, ai bën thirrje që në dy orët e mbetura, himarjotët t’i drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre të lirë.

“Shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga bashki të tjera, ndryshimi i programuar i qendrave të votimit, ndarja preferenciale për qëllime elektorale të titujve të pronësisë, zbarkimi i të gjithë makinerisë së narkoshtetit në Himarë, me banditë, presione, shantazhe dhe para të pista janë akte mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë drejtpërdrejt Edi Ramën dhe SPAK që mbron krimet e tij elektorale. Duke dënuar me forcë aktet që synojnë të shkatërrojnë standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Himarë, u bëj thirrje të gjithë himarjoteve të vrapojnë në këto orë të mbetura drejt qendrave të votimit për të mbrojtur Himarën dhe ndëshkuar grabitësit e tokave të tyre.”

Previous Post

“Vala e të nxehtit do të zgjasë deri në muajin…”/ Sinoptikanët: Temperaturat nuk bien me ikjen e gushtit

Next Post

Makina me 4 persona brenda bie në humnerë në Elbasan

Next Post
Makina me 4 persona brenda bie në humnerë në Elbasan

Makina me 4 persona brenda bie në humnerë në Elbasan

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al