Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Meta kërkon ndryshim të masës “arrest në burg”, GJKKO seancë më 20 qershor për presidentin e PL-së

Editor by Editor
June 17, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Meta kërkon ndryshim të masës “arrest në burg”, GJKKO seancë më 20 qershor për presidentin e PL-së
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO do të zhvillojë më 20 qershor seancën gjyqësore për të shqyrtuar kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka depozituar në GJKKO kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj Ilir Metës.

“Verifikimi kushteve të masës sigurimit personal të arrestit me burg për shtetasin Ilir Metaj, akuzuar për veprat penale të “Korrupsionit pasiv personave që ushtrojnë funksione publike” “Fallsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” Pastrimit produkteve te veprës penale” Zevendësimin e masës sigurimit personal të arrestit me burg, në një masë tjetër nga ato që parashikon kodi procedurës penale”, shkruhet në dokumentin e dorëzuar në GJKKO. Raportohet se seancën e së enjtes do ta drejtojë gjyqtari Erjon Çela.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

Previous Post

SPAK paraqet raportin 2-mujor për Erion Veliajn, kryebashkiaku mungon në seancë. I pranishëm Elman Abule

Next Post

Sekuestrimi i apartamentit të Erion Veliajt! Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë

Next Post
Sekuestrimi i apartamentit të Erion Veliajt! Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë

Sekuestrimi i apartamentit të Erion Veliajt! Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al