Thursday, October 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mësuesit pjesëmarrës në protestë janë kërcënuar me mesazhe, efektivët dhanë dorëheqje; Policia: Po tentohet përhapja e panikut

timoni.al by timoni.al
October 22, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Mësuesit pjesëmarrës në protestë janë kërcënuar me mesazhe, efektivët dhanë dorëheqje; Policia: Po tentohet përhapja e panikut
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit njofton se prej ditës së djeshme po qarkullojnë në rrjete sociale informacione të pavërteta, përfshirë pretendime se mësuesit që morën pjesë në protestë janë kërcënuar me mesazhe të dërguara nga vetë policia. Institucioni i ka cilësuar këto veprime si përpjekje për të dëmtuar imazhin e Policisë dhe për të përhapur panik te qytetarët.

Sipas njoftimit, në disa pamje të publikuara nga Rinasi pretendohet se shtetas të huaj sjellën në Shqipëri për t’u mbajtur në burg; Policia sqaron se këto pretendime janë të pavërteta dhe se bëhet fjalë për shtetas të transportuar nga Italia drejt Gjadrit, në qendrën e pritjes për emigrantët e paligjshëm. Gjithashtu gjatë ditës së djeshme disa mësues dhe pedagogë kanë marrë mesazhe intimiduese në emër të Policisë së Shtetit, ku pretendimi ishte se ata ishin filmuar gjatë pjesëmarrjes në tubim dhe se do t’u komunikoheshin akuza. Policia thekson se këto mesazhe nuk janë dërguar nga vetë institucioni, por nga persona ende të paidentifikuar, me qëllim përhapjen e panikut dhe dëmtimin e besimit të qytetarëve te Policia.

Njoftimi siguron mësuesit dhe pedagogët se e drejta për t’u tubuar paqësisht është një e drejtë kushtetuese që Policia ka detyrimin ligjor ta respektojë dhe ta garantojë. Në të gjitha daljet publike përfaqësuesit e Policisë kanë theksuar respektimin dhe garantimin e kësaj të drejte, dhe çdo pretendim i kundërt konsiderohet i pavërtetë dhe dashakeq.

Policia pohon gjithashtu se lajmet për dorëheqje masive nga radhët e saj janë të pavërteta dhe se asnjë drejtues policie nuk ka dhënë urdhra të kundërligjshëm për përdorim të dhunës gjatë ditëve të tubimit. Institucioni rikujton se është në shërbim të qytetarëve, në zbatim të ligjit, për garantimin e jetës, pronës dhe të drejtave të tyre, dhe u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e informacioneve të rreme që synojnë të cenojnë misionin ligjor dhe besimin ndaj Policisë së Shtetit.

Top Channel

Previous Post

Vajza e Azem Hajdarit mesazh studenteve me foton e të atit: Mos e humbisni mundësinë për dialog

Next Post

Balla pas kaosit në Kuvend: Noka deri të gishti të vjen, kaq mundet — Protestuesit 17-vjeçarë paguar nga PD

Next Post
Balla pas kaosit në Kuvend: Noka deri të gishti të vjen, kaq mundet — Protestuesit 17-vjeçarë paguar nga PD

Balla pas kaosit në Kuvend: Noka deri të gishti të vjen, kaq mundet — Protestuesit 17-vjeçarë paguar nga PD

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al