Monday, July 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Messi tërhiqet nga kombëtarja? Mesazhi i kapitenit për tifozët para finales: Çfarëdo që ndodh, historia s’do harrohet kurrë

timoni.al by timoni.al
July 19, 2026
in AKTUALITET
0
Messi tërhiqet nga kombëtarja? Mesazhi i kapitenit për tifozët para finales: Çfarëdo që ndodh, historia s'do harrohet kurrë
0
SHARES
25
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pak orë para finales së Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës, kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, publikoi një letër të hapur drejtuar gjithë popullit argjentinas. Në mesazhin e tij, ylli 39-vjeçar thekson se përvoja me kombëtaren ka patur më shumë vlerë se vetë trofetë, duke e cilësuar rrugëtimin dhe përditshmërinë me grupin si pjesët më të bukura të këtyre viteve. “Gjëja më e bukur e gjithë këtyre viteve nuk kanë qenë vetëm trofetë, por i gjithë rrugëtimi. Të ndash përditshmërinë me këtë grup, të garosh së bashku, të ngrihesh pas momenteve të vështira dhe të shijosh çdo hap të bërë”, shkruan Messi, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe sakrificave kolektive gjatë viteve.

Mesazhi duket i ngjashëm me një lamtumirë, pasi erdhi në prag të ndeshjes vendimtare dhe pasqyron përvijimin e një kapitulli të rëndësishëm të karrierës së tij me “Albiceleste”. Ai falënderoi shokët e skuadrës, stafin teknik dhe gjithë personelin që punon çdo ditë pranë kombëtares për të mbajtur ekipin si një familje: “Faleminderit secilit prej shokëve të skuadrës, stafit teknik dhe të gjithë njerëzve që punojnë çdo ditë për ta mbajtur këtë Kombëtare si një familje.”

Messi shtoi se, pavarësisht rezultatit të finales, skuadra ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit argjentinas. Në fund të mesazhit ai shkroi: “Çfarëdo që të ndodhë nesër (sot), ky grup ka shkruar tashmë një histori që nuk do ta harrojmë kurrë dhe që askush nuk do të mund ta fshijë. Vamos, Argjentina!” Këto fjalë pasqyrojnë bindjen e kapitenit se kolektivi dhe përvoja e ndarë janë trashëgimi më e rëndësishme e këtij brezi.

Finalja ndaj Spanjës përshkruhet si një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës së Messit, i cili synon ta udhëheqë Argjentinën drejt një tjetër titulli botëror dhe të mbyllë në mënyrë të lavdishme aventurën e tij në Kupën e Botës.

Previous Post

Jo vetëm Mbappé, edhe një tjetër yll francez vendos rekord në këtë Botëror duke parakaluar ikonën Pele

Next Post

Rusia hakmerret me 40 raketa dhe 120 dronë; Kievi akuzon ushtrinë ruse, ndërtesat përfshihen nga flakët

Next Post
Rusia hakmerret me 40 raketa dhe 120 dronë; Kievi akuzon ushtrinë ruse, ndërtesat përfshihen nga flakët

Rusia hakmerret me 40 raketa dhe 120 dronë; Kievi akuzon ushtrinë ruse, ndërtesat përfshihen nga flakët

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al