Monday, June 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Merrte 1000-2000 lekë”, momenti i arrestimit të mjekut që lëshonte raporte false për policët

Editor by Editor
December 14, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Merrte 1000-2000 lekë”, momenti i arrestimit të mjekut që lëshonte raporte false për policët
0
SHARES
38
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja mësohen nga arrestimi Arjan Xhaferraj, me detyrë mjek në Akademinë e Sigurisë në Tiranë.

Xhaferraj akuzohet se jeppte raporte mjekësore false në këmbim të parave.

Bëhet me dije se Xhaferraj merrte 1 deri në 2 mijë lekë të rinj në këmbim për raportet falste që lëshonte për studentët që mungonin.

Kështu ai justifikonte mungesat e tyre në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ekzekutoi Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin A. XH., me detyrë mjek në Akademinë e Sigurisë Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, “Fallsifikim i dokumenteve shëndetësore” dhe “Shpërdorim detyre”.

Vendimi ka ardhur pas një hetimi disa mujor me metoda speciale nga Drejtoria e Hetimit në AMP, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku u dokumentua veprimtaria e kundraligjshme e mjekut A. XH., i cili duke keqpërdorur atributet që i jepte detyra, kundrejt përfitimeve të paligjshme, lëshonte raporte mjekësore fiktive për kursantët dhe studentët e Akademisë së Sigurisë.

Gjatë hetimeve të kryera, janë dokumentuar me prova ligjore 45 raste të ndërveprimit korruptiv midis mjekut A. XH. dhe studentëve/kursantëve, të cilët për të justifikuar mospjesëmarrjen në procesin mësimor, siguronin fiktivisht raportin mjekësor, kundrejt shumave monetare që varionin nga 1000 deri në 2000 lekë.

Gjithashtu është provuar se mjeku i arrestuar kryente fallsifikimin e raporteve mjeksore, duke lëshuar raporte mjekësore për studentët në kohë të mëparshme. Ai gjithashtu i lëshonte raporte mjekësore personave të tretë pa qenë prezent dhe pa kryer vizitën mjekësore.

Për sa më sipër, hetimet vijojnë në gjendje të lirë edhe në ngarkim të 45 studentëve/kursantëve, të cilët me veprimet e tyre të kundraligjshme, dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Previous Post

“Tranformimi” i Lulzim Berishës për t’i shpëtuar policisë, në Spanjë përdorte letra bullgare

Next Post

“31 plumba….”, kërcënohet me jetë gazetari shqiptar, dalin mesazhet

Next Post
“31 plumba….”, kërcënohet me jetë gazetari shqiptar, dalin mesazhet

“31 plumba….”, kërcënohet me jetë gazetari shqiptar, dalin mesazhet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al