Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Megaoperacioni antidrogë/ Angazhohen 7 mijë punonjës policie dhe 90 dronë, asgjësohen mbi 24 mijë bimë kanabis

Editor by Editor
August 20, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Vendi
0
Megaoperacioni antidrogë/ Angazhohen 7 mijë punonjës policie dhe 90 dronë, asgjësohen mbi 24 mijë bimë kanabis
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit vijon megaoperacionin policor antikanabis të koduar “Fokusi” kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë 72 orëve të fundit janë zhvilluar kontrolle në malësinë e Krujës, në qarkun Shkodër, në qarkun Lezhë dhe në Tropojë, në terrene të vështira malore dhe në fshatra të thella.

Në megaoperacion janë angazhuar 7000 punonjës policie dhe 90 dronë të cilësisë së lartë, për kontrollin e territorit dhe për asgjësimin e bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve dhe përdorimit të dronëve, janë asgjësuar në total 24 220 bimë narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “FOKUSI”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

-Kontrollet gjatë 72 orëve të fundit janë zhvilluar në malësinë e Krujës, në qarkun Shkodër, në qarkun Lezhë dhe në Tropojë, në terrene të vështira malore dhe në fshatra të thella.

-Në megaoperacion janë angazhuar 7000 punonjës policie dhe 90 dronë të cilësisë së lartë, për kontrollin e territorit dhe për asgjësimin e bimëve narkotike.

-Si rezultat i kontrolleve dhe përdorimit të dronëve, janë asgjësuar në total 24 220 bimë narkotike cannabis sativa.

-Po gjatë kontrolleve, në territorin e fshatit Arst, Pukë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 29 kilogramë kanabis në formën e boçeve. U shpall në kërkim autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi N. H., si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për kryetarin e fshatit Arst, shtetasin K. B., për shpërdorim detyre.

✅Në qarkun Shkodër, si rezultat i fazës së 13-të të megaoperacionit policor “Alpe të pastra” u asgjësuan në total 15 338 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në fshatra të ndryshme të bashkive Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës dhe Fushë Arrëz. Si autor i dyshuar i njërit prej rasteve të kultivimit, u shpall në kërkim shtetasi P. D., 52 vjeç, banues në Arst, Fierzë, Fushë Arrëz. Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në rastet e tjera të kësaj veprimtarie kriminale.

✅Në malësinë e Krujës, si rezultat i fazës së 35-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, u asgjësuan 4630 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në zona të ndryshme.

✅Në qarkun Lezhë, si rezultat i fazës së 33-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, u asgjësuan në total 4000 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në disa fshatra të ndryshme të rretheve Lezhë dhe Kurbin.

✅Në zona malore të rrethit të Tropojës, si rezultat i fazës së 7-të të operacionit policor antikanabis të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, u asgjësuan 252 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në fshatra të ndryshme të bashkisë Tropojë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në rastet e kësaj veprimtarie kriminale.

Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet në të gjithë vendin, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese, për të marrë informacion në lidhje me tentativat për kultivim të bimëve narkotike, me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo rasti të kësaj veprimtarie kriminale.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “FOKUSI” po vijon pandërprerë në të gjithë vendin, me shërbime nga toka, monitorim nga ajri me dronët e Policisë, si dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e GDF-së.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, për përmbushjen e objektivit të megaoperacionit “FOKUSI”, si dhe për denoncimin e çdo paligjshmërie tjetër, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë për të gjithë.

Previous Post

“Tapë” në timon, i riu tenton t’i “shpëtojë” policisë duke i korruptuar me 200 euro

Next Post

Pesë ditë luftë për jetën, 16-vjeçari që u përplas me Jet Ski nuk ia del, ndërron jetë te Trauma

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
PD propozon proporcional kombëtar me lista të hapura; Gjiknuri për TCH: Dakord ta diskutojmë, edhe numri i deputetëve

PD propozon proporcional kombëtar me lista të hapura; Gjiknuri për TCH: Dakord ta diskutojmë, edhe numri i deputetëve

April 22, 2026
Martinez, keqardhja e madhe e Barcelonës — Mbrojtësi shkëlqen në Arabi, por katalanasit e 'qajnë' ende

Martinez, keqardhja e madhe e Barcelonës — Mbrojtësi shkëlqen në Arabi, por katalanasit e ‘qajnë’ ende

April 22, 2026
Ankesat e Beqajt dhe Metës, Komiteti i Helsinkit: Mbajtja në kafaz në gjyq shkel ligjin dhe drejtat njerëzore

Ankesat e Beqajt dhe Metës, Komiteti i Helsinkit: Mbajtja në kafaz në gjyq shkel ligjin dhe drejtat njerëzore

April 22, 2026
Qeveria kompenson financiarisht fermerët për dëmet nga murtaja e bagëtive që vrau mijëra kafshë

AKTUALITET

PD propozon proporcional kombëtar me lista të hapura; Gjiknuri për TCH: Dakord ta diskutojmë, edhe numri i deputetëve

by timoni.al
April 22, 2026
0

Një ditë pas deklaratës së Sali Berishës se partitë e opozitës po punojnë për një qëndrim të unifikuar që synon...

Read moreDetails
Martinez, keqardhja e madhe e Barcelonës — Mbrojtësi shkëlqen në Arabi, por katalanasit e 'qajnë' ende

Martinez, keqardhja e madhe e Barcelonës — Mbrojtësi shkëlqen në Arabi, por katalanasit e ‘qajnë’ ende

April 22, 2026
Ankesat e Beqajt dhe Metës, Komiteti i Helsinkit: Mbajtja në kafaz në gjyq shkel ligjin dhe drejtat njerëzore

Ankesat e Beqajt dhe Metës, Komiteti i Helsinkit: Mbajtja në kafaz në gjyq shkel ligjin dhe drejtat njerëzore

April 22, 2026
Qeveria kompenson financiarisht fermerët për dëmet nga murtaja e bagëtive që vrau mijëra kafshë

Qeveria kompenson financiarisht fermerët për dëmet nga murtaja e bagëtive që vrau mijëra kafshë

April 22, 2026
Chelsea në krizë: prej 100 vitesh s'ishte kaq dobët, gati revolucioni në pankinë

Chelsea në krizë: prej 100 vitesh s’ishte kaq dobët, gati revolucioni në pankinë

April 22, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PD propozon proporcional kombëtar me lista të hapura; Gjiknuri për TCH: Dakord ta diskutojmë, edhe numri i deputetëve

PD propozon proporcional kombëtar me lista të hapura; Gjiknuri për TCH: Dakord ta diskutojmë, edhe numri i deputetëve

April 22, 2026
Martinez, keqardhja e madhe e Barcelonës — Mbrojtësi shkëlqen në Arabi, por katalanasit e 'qajnë' ende

Martinez, keqardhja e madhe e Barcelonës — Mbrojtësi shkëlqen në Arabi, por katalanasit e ‘qajnë’ ende

April 22, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al