Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Më vranë bashkëshortin”, gjendet i vdekur në makinë burri i eurodeputetes italiane, mister shkaku

Editor by Editor
May 25, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
“Më vranë bashkëshortin”, gjendet i vdekur në makinë burri i eurodeputetes italiane, mister shkaku
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Arkitekti Angelo Onorato, bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate Francesca Donato, u gjet i vdekur në Palermo.

Viktima u gjet i pajetë në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa.

Shkaqet e vdekjes janë duke u konstatuar por Francesca Donato ka raportuar menjëherë “Më vranë bashkëshortin Anxhelo”.

Këtë e ka thënë duke folur në telefon me disa miq. Ajo vetë e kishte kërkuar gjithë mëngjesin dhe ishte e alarmuar sepse i shoqi nuk i ishte përgjigjur telefonatave të saj të përsëritura.

Në fund, eurodeputetja arriti të gjurmonte makinën e bashkëshortit të saj, një fuoristradë Land Rover i zi, përmes GPS dhe lajmëroi shërbimet e urgjencës.

Angelo Onorato, ishte gjithashtu pronar i një dyqani mobiljesh në Palermo.

Sipas raportimeve të para Onorato u gjet i ulur në sediljen e shoferit dhe dera e pasme e makinës ishte e hapur.

Në trup nuk u konstatuan plagë me armë zjarri. Hetuesit nuk përjashtojnë që Onorato të ketë pasur një takim me ndonjë person në zonën e Via La Malfa.

Francesca Donato, 55 vjeç, është një parlamentare evropiane e zgjedhur në vitin 2019.

Si e tillë, ajo i ishte bashkuar grupit të ekstremit të djathtë Identity and Democracy. Ajo u dallua për pozicionet e saj të forta euroskeptike dhe kundër monedhës së përbashkët. Me shpërthimin e Covid-it ajo u deklarua pa vaksinë dhe   kundërshtoi masat kufizuese dhe lejen e gjelbër.

Në vitin 2021 ajo u largua nga partia e Matteo Salvinit. Onorato kishte tentuar edhe përvojë në politikë: në vitin 2022 ai kandidoi për zgjedhjet rajonale siciliane në listën e kristiandemokratëve, por nuk u zgjodh.

Previous Post

Sonte shpallet fituesi i “Big Brother Vip3”, zbulohet banori më i preferuar nga publiku për çmimin e madh!

Next Post

VIDEO/ Shi i rrëmbyeshëm edhe në Tiranë, kryeqyteti përfshihet nga stuhia dhe vetëtima

Next Post
VIDEO/ Shi i rrëmbyeshëm edhe në Tiranë, kryeqyteti përfshihet nga stuhia dhe vetëtima

VIDEO/ Shi i rrëmbyeshëm edhe në Tiranë, kryeqyteti përfshihet nga stuhia dhe vetëtima

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al