Tuesday, November 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Më shumë të ardhura për artin: projektligji i ri, institucionet kulturore do të mbajnë 90% të të ardhurave

timoni.al by timoni.al
November 17, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Më shumë të ardhura për artin: projektligji i ri, institucionet kulturore do të mbajnë 90% të të ardhurave
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ligji i vitit 2010 për artin dhe kulturën pritet të ndryshojë sipas një modeli të ri zhvillimi që u jep më shumë hapësirë për autonomi profesionale dhe artistike institucioneve publike të artit dhe kulturës. Projektligji, i hartuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, rikoncepton mënyrën se si këto institucione gjenerojnë, administrojnë dhe përdorin të ardhurat e tyre.

Sipas propozimit, nga 30% që përfitojnë aktualisht, institucionet kulturore mund të mbajnë 90% të të ardhurave të gjeneruara dhe t’i përdorin për produksione të reja, mbështetjen e artistëve dhe projekte të tjera kulturore. Zëvendësministrja e Kulturës, Lira Pipa, theksoi se kjo rritje “krijon një tjetër fleksibilitet në programin, duke mundësuar produksione edhe më cilësore, duke qenë se është trefish më shumë e ardhura që do të marrin, më shumë mundësi për honorare ndaj artistëve. Është një mbështetje për artistët që mund të angazhohen në kontrata të jashtme”.

Projektligji ndryshon edhe filozofinë e përdorimit të të ardhurave, duke i orientuar këto burime drejt zhvillimit të drejtpërdrejtë të misionit kulturor. Qëllimi është t’u jepet institucioneve më shumë mundësi investimi në krijimtari dhe cilësi artistike, si dhe të shpërblehen performancat dhe kontributet më të mira brenda strukturave kur aktiviteti është më i ngjeshur. Siç shpjegohet në tekst: “Jo vetëm për programacionet artistike, por ato mund të shpërblejnë edhe cilësinë artistike të artistëve të punësuar brenda këtyre strukturave kur kanë një aktivitet më të ngjeshur dhe duan të vlerësojnë artistët”.

Reforma përfshin një listë të institucioneve publike që do të kenë më shumë përgjegjësi për të gjeneruar vlerë dhe për ta riinvestuar atë në aktivitetet kulturore: Teatrin Kombëtar, Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Teatrin Kombëtar Eksperimental, Galerinë Kombëtare të Arteve, Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrin e Kukullave, Cirkun Kombëtar, Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Institucionet ngarkohen të përdorin më shumë të ardhurat për më shumë art, më shumë cilësi dhe më shumë shërbime kulturore për publikun.

Previous Post

FOTO/ Sulmi terrorist i parandaluar në Greqi: dy iranianët që urdhëruan ekzekutimin e biznesmenit izraelit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al