Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria ka nisur një përplasje mes policisë dhe protestuesve. Protestuesit sulmuan me gurë efektivët dhe makinat e autoboteve, ndërsa në një moment hodhën edhe një mjet piroteknik. Pas pak çasteve, policia vuri në veprim autobotet dhe hodhi gaz lotsjellës, duke shpërndarë momentalisht protestuesit. Nga një megafon dëgjohej urdhri: “Me plumba gome, vazhdoni”. Lajmi është publikuar nga Top Channel.

