Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Më çoni të ngre çunin në këmbë”! Nëna në spital, s’e di që djali i ka vdekur, i ati dridhet!

Editor by Editor
August 29, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Vendi
0
“Më çoni të ngre çunin në këmbë”! Nëna në spital, s’e di që djali i ka vdekur, i ati dridhet!
0
SHARES
78
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agim Bitri, i ati i Klajdit, 23-vjeç që u vra pasditen e së dielës në Itali i kërkon ndihmë shtetit që të sjellë trupin e të birit në Lushnje për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

I tronditur, babai i të riut u shpreh se gruaja që ndodhet e shtruar në spital nuk e di ende të vërtetën. Kërkoi drejtësi për djalin që i pre jeta në lule të rinisë.

“Mua më ka ndodhur një fatkeqësi shumë e madhe, që nuk ia uroj as hasmit. Djali vajti për të ndante një çift që po ziheshin. Nuk e di se me çfarë ma qëlluan. Ma vranë. Djali nuk asnjë faj. Jemi njerëz të thjeshtë. Kam punuar me forcat e mia.

https://youtube.com/watch?v=l0RWGloSouM%3Fsi%3DGHmZA2jR6OsrRP95

Kërkoj drejtësi. Nuk e di a ekziston. Djali ishte në lule të rinisë, 23-vjeç, nuk e shijoi dot jetën. Më mirë të më kishte ndodhur mua, se i kam shijuar të gjitha, fëmija im nuk ka shijuar asgjë. Të vijë trupi sa më shpejt.

Gruaja është në spital. Po bëjmë dy ditë që qajmë. Gruaja nuk e di. Më thotë “më çoni në Itali të ngre çunin në këmbë”, se unë i kam thënë është në gjendje të rëndë. 

Qaj në shtëpi, nuk qaj dot. Edhe tani që po flas po dridhem. I kërkoj kryeministrit dhe kush mundet, ndihmë.

Bukë më kripë të ha vetëm të më vijë djali. Nuk kam as pasaportë dhe as lekë që të iki në Itali. Kërkoj ndihmë. Jam bërë që të vras veten. Jetoj vetëm për gruan dhe djalin tjetër 18-vjeç” tha ai me lot në sy.

Klajdi Bitri u vra të dielën nga një algjerian me një shtizë që u godit në gjoks pasi u fut për të mbrojtur shokun italian.

Previous Post

Përplasen “kokë më kokë” dy makina në Vlorë

Next Post

VIDEO/ Shqiptarët nuk pyesin, këpusin LIVE prangat elektronike në Angli

Next Post
VIDEO/ Shqiptarët nuk pyesin, këpusin LIVE prangat elektronike në Angli

VIDEO/ Shqiptarët nuk pyesin, këpusin LIVE prangat elektronike në Angli

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al