Friday, May 23, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Me 140 euro s’je i varfër, je i VRARË!

Editor by Editor
March 21, 2022
in KRYESORE, POLITIKE
0
Sot dita e dytë e protestës kundër çmimit të naftës/ Qytetarët përpara Kryeministrisë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Luçiano BOÇI

Është një lloj kufiri monetar midis jetës dhe vdekjes të vendosur nga Zeusi i ministreshës së sipërmarrjes.

Një gjendje ku je i vrarë, po ende je në udhëtimin drejt kalljes, pa u konsideruar zyrtarisht nga shteti si i vdekur.

Një gjendje në kapërcyell.

140 € janë një lloj monedhe-shumë që udhëtari që shkon drejt portave të Hadit ia jep Kerontit, për ta pëcjellë me varkën e tij përgjatë Akerontit të famshëm.

Sepse vetëm kështu ushqehet Olimpi me perënditë e shumta.

Prandaj me kaq je i vrarë.

Me aq para mund të blesh e shumta e shumta varfërinë e mjerimin.

Sepse në shtetin tonë ku në zyrat qeveritare sundon luksi, mjerimi kushton.

As ai nuk është falas.

Kushton, sepse ti mund të rropatesh gjithë ditën, nga mëngjesi në darkë, duke punuar si kafshë, por përsëri në fund je i vrarë…

Ndonëse të nesërmen do vritesh sërish.

Sërish e sërish…

Kushton sepse ti duhet të paguash taksën tënde të varfërisë ndaj shtetit zemërgjërë që të ka vënë kufirin që as Zoti nuk ta ve, atë midis jetës dhe vdekjes.

Dhe sa herë kalon këtë tra të përditshëm duhet të paguash. Pas traut, gojëshqyer presin të panginjurit që gjatë ditës shkrihen në batuta dhe dergjen sipër propagandës dhe në darkë numërojnë milionat.

Me 140 € në muaj je i vrarë!

Je i vrarë sepse nuk ke as mundësi të revoltohesh. As kur merr 139, as më pak sepse ke frikë se i humbet dhe ato pika të mëshirës Zeusiane, që ushqejnë disa gojë dhe njëherazi nuk ke as mundësi të ecësh përpara e të luftosh për më shumë.

Nuk mundesh se shteti ynë nuk është budalla. Është qerrata i madh do ta përcaktonte miku im Gjekmarkaj.

I duhesh i vrarë, pa pikë dëshire për t’i ndryshuar gjërat, me zero gjykim, pa fuqi emocioni, sepse vetëm kështu i bindesh, je i miri për t’u përçmuar, i urti për t’u qeshur, je i duhuri për pushtetin.

Se vetëm kështu je pa identitet.

Nuk ke as emër, as vend, as kohë. Je vetëm një numër zbavitës rendor në listën e gjatë që krihet sa herë ka zgjedhje, me një përcaktim të thatë, ironik, madje po deshe dhe gastronomik tavolinash të pangopurish, gjashtëgërmësh.

Quhesh saktë V.O.T.U.E.S. Votues i majtë sigurisht, sepse je i varfër dhe varfëria në vendin tonë pjell majtizëm që rrjep akoma më tej varfërinë duke prodhuar varfëri mbi varfëri. Thënë ideologjikisht majtizëm mbi majtizëm.

Mbi kokë ke Cerberin-patronazhist me tre koka, që ruan portat e Hadit dhe portat e hyrjes, daljes tende mbi tra, nën tra, përgjatë traut, anash kutisë, në kuti, pas kutisë, në dhomën e gjumit (nëse ke) ne banjo, kudo.

Me 140 € në muaj je i vrarë!

Je i vrarë se nuk ke asnjë të ardhme dhe nuk ke asnjë shanc për ta projektuar dhe as mendohet ta investosh.

Madje madje e ardhmja lind e vdekur në ekzistencën me kaq të ardhura.

Ajo nuk vjen dot në ëndrra. Ajo është dënuar të mos ëndërrohet.

E çdo gjë vazhdon kështu…

Zeusi përsërit sundimin. Me 140 € votuesi i thjeshtë përsërit vrasjen, vetëvrasjen, ardhmëvrasjen.

Me kaq euro vëtëm mund të sigurosh mbajtjen e frymës gjallë. Për pak kohë deri kur fuqia e kundërshtisë e revoltës të qëndrojë e ndrydhur brenda nervave të bëra grusht.

Nerva që qeveria me marifete i qullos.

Dhe jo vetëm marifete. Kryesisht me dhunë. Dhunë televizive, administrative, policore, politike, deri dhe dhunë estetike ,sic ka qef ta quajë një lloj forme dhune vetë Zeusi.

Me 140 € je i vrarë!

E në këtë vrasje që s’kallet dot ke vetëm një rrugë për t’i shpëtuar Hadit.

Duhet të ikësh nga sytë këmbët.

Larg. Pa kthyer as kokën e as mendjen. Me ëndrrën jo për të ndërtuar të ardhmen, por për të harruar të kaluarën.

Prandaj ju që jeni në Olimp e ushqeheni me nektar dhe visheni me ar, kursejani së paku cinizmin atyre që marrin 140 € në muaj.

Ndërsa ju të tjerë që merrni më shumë, 300, 400, 500, 1000 €, apo më shumë, por që njësoj nuk shihni plagosjen tuaj para vrasjes së të tjerëve, rrëzojini perënditë plot vese nga Olimpi.

Koha e idhujtarisë ka vdekur.

Vendi ka nevojë të mbillet me jetë, shpresë e të ardhme!

Po nuk e bëtë këtë për të tjerët a për vete, bëjeni së paku për hir të fëmijëve tuaj.

Koha e Zeusëve ka perënduar!

Previous Post

Rrëzimi tragjik i avionit me 137 pasagjerë nuk është i vetmi/ Historia e errët e ‘Boeing 737’, lista e aksidenteve fatale

Next Post

2 vite nga shfaqja e COVID/ 10 gjërat që i mësoi Pandemia botës

Next Post
2 vite nga shfaqja e COVID/ 10 gjërat që i mësoi Pandemia botës

2 vite nga shfaqja e COVID/ 10 gjërat që i mësoi Pandemia botës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

May 23, 2025
“30 euro në xhep kam”/ Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC: Tjetri për 10 kg të bardhë vonon lekët 20 minuta, ti për 10 kg çokollatë…

Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg/ Dalin DETAJE të reja, 17 të plagosur, katër në gjendje kritike! Në pranga autorja, 39-vjeçarja veproi e vetme 

Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg/ Dalin DETAJE të reja, 17 të plagosur, katër në gjendje kritike! Në pranga autorja, 39-vjeçarja veproi e vetme 

May 23, 2025
Klea Rama, mbesa imagjinare e Kryeministrit/ Zbërthehet skema e mashtrimit

Klea Rama, mbesa imagjinare e Kryeministrit/ Zbërthehet skema e mashtrimit

May 23, 2025
“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”
AKTUALITET

“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

by Editor
May 23, 2025
0

Detaje të reja janë mësuar për dosjen voluminoze “Ura”, ku u shkatërrua një grup i trafikut ndërkombëtar të drogës, me...

Read moreDetails
“30 euro në xhep kam”/ Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC: Tjetri për 10 kg të bardhë vonon lekët 20 minuta, ti për 10 kg çokollatë…

“30 euro në xhep kam”/ Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC: Tjetri për 10 kg të bardhë vonon lekët 20 minuta, ti për 10 kg çokollatë…

May 23, 2025
Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg/ Dalin DETAJE të reja, 17 të plagosur, katër në gjendje kritike! Në pranga autorja, 39-vjeçarja veproi e vetme 

Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg/ Dalin DETAJE të reja, 17 të plagosur, katër në gjendje kritike! Në pranga autorja, 39-vjeçarja veproi e vetme 

May 23, 2025
Klea Rama, mbesa imagjinare e Kryeministrit/ Zbërthehet skema e mashtrimit

Klea Rama, mbesa imagjinare e Kryeministrit/ Zbërthehet skema e mashtrimit

May 23, 2025
Nga Avdylajt te Valter Bami dhe vëllezërit Duka, SPAK lëshon dhjetëra urdhër arreste, operacion në disa qytete

Operacioni “Ura”/ GJKKO lë në fuqi arrestin me burg për 13 të arrestuar, detyrim paraqitje për avokatin

May 23, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

May 23, 2025
“30 euro në xhep kam”/ Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC: Tjetri për 10 kg të bardhë vonon lekët 20 minuta, ti për 10 kg çokollatë…

“30 euro në xhep kam”/ Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC: Tjetri për 10 kg të bardhë vonon lekët 20 minuta, ti për 10 kg çokollatë…

May 23, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al