Tedi Blushi shkruan: Mbyllja e faqes së medias opozitare www.syri.net në Facebook, ndër më të lexuarat, më të besueshmet dhe më seriozet në vend, është një krim i shëmtuar kibernetik qeveritar.
Kjo është vepër direkte e Edi Ramës, në vazhdën e urrejtjes patologjike dhe sulmeve permanente të tij ndaj lirisë së fjalës, pavarësisë së medias dhe çdo zëri kritik që nuk e ble dot.
Përdorimi shtetëror i tritolit, dhunës, presionit, shantazhit, gjobave, censurës, “riedukimit” apo arrestimit të gazetarëve, sekuestrimit deri në mbylljen e plotë, dëshmojnë se ky regjim kriminal, hajdut dhe skizofrenik është armik i fjalës së lirë!
Vetëm largimi i Edi Ramës dhe bandës së “Rilindjes” përmirëson lirinë e medias dhe garanton të drejtat e gazetarëve!
Artikull akuzonte drejtorin e FBI-së për abuzim me alkool; Kash Patel padit The Atlantic, kërkon 250 milionë dollarë
Drejtori i FBI, Cass Patel, ka paditur revistën The Atlantic dhe gazetaren Sarah Fitzpatrick për 250 milionë dollarë, pas një...
Read moreDetails














