Monday, August 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mbledhja me drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e komisioneve; Rama mbërrin në vilën qeveritare në Pogradec, zbardhen diskutimet

timoni.al by timoni.al
August 23, 2026
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Mbledhja me drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e komisioneve; Rama mbërrin në vilën qeveritare në Pogradec, zbardhen diskutimet
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditët e Gushtit po shkojnë drejt fundit, ndërsa për Partinë Socialiste rriten aktivitetet pas nisjes së sesionit të ri politik nga Edi Rama me dy takime të rëndësishme në Pogradec, një sot rreth orës 11:30 dhe tjetri nesër në të njëjtin qytet. Në një video të siguruar nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, shihet Rama i pari në vilën qeveritare në Pogradec; më pas mbërriti Ulsi Manja, drejtues politik i Dibrës, dhe të dy u larguan më pas drejt kafeneve të qytetit.

Gazetari raporton se në orën 11:30 në vilën qeveritare do të jenë të pranishëm 12 drejtues politikë të qarqeve së bashku me kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare. Burime nga PS njoftuan se në fokus të këtij takimi do të jenë dokumenti “Besa” dhe dokumenti tjetër i njohur si “Prania e Besës”, i dorëzuar grupit parlamentar socialist në fund të korrikut. Nga këto dokumente pritet që Rama të marrë refleksione për pasurimin dhe përgatitjen e një dokumenti përfundimtar, pa anashkaluar përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2027.

Mbrëmja e së dielës do t’i gjejë Ramën, drejtuesit politikë, kryetarët e komisioneve parlamentare dhe ministrat në një darkë, e cila, siç raportohet, do të shërbejë për shtensionimin e etheve të gushtit përpara “provimit të performancës” të hënën. Po në Pogradec, në atë që njihet si një “retreat” informal i qeverisë, ministrat do të raportojnë për ecurinë e dikastereve të tyre për periudhën janar–gusht 2026. Ndryshe nga formatet e mëparshme, në këto takime nuk do të marrin pjesë zëvendësministrat, por vetëm ministrat dhe drejtorët e agjencive në varësi të tyre. Sikurse në retreatet e viteve të shkuara, çdo ministër do të raportojë edhe për prezencën mediatike dhe në rrjetet sociale.

Burime nga PS pohojnë gjithashtu për Top Channel se me gjasë asambleja kombëtare socialiste do të mblidhet në javën e parë të shtatorit. Referuar asambleve të mëparshme, ato janë përdorur nga Rama për të shpalosur ndryshime në kabinetin qeverisës.

Previous Post

Goli i De Bruyne dhe zemërimi i Genoas: E gjithë Italia e pa, caktimi i Di Bello

Next Post

Rama mbërrin në vilën qeveritare në Pogradec; zbardhen diskutimet me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve

Next Post
Mbledhja me drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e komisioneve; Rama mbërrin në vilën qeveritare në Pogradec, zbardhen diskutimet

Rama mbërrin në vilën qeveritare në Pogradec; zbardhen diskutimet me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al