Saturday, August 29, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mbledhja e qeverisë në Pogradec, kryeinspektori Sula: Prioritetet e inspektorateve ndryshojnë — transparencë dhe përgjegjshmëri

timoni.al by timoni.al
August 28, 2026
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Mbledhja e qeverisë në Pogradec, kryeinspektori Sula: Prioritetet e inspektorateve ndryshojnë — transparencë dhe përgjegjshmëri
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vijim të analizës dyditore të zhvilluar në Pogradec, të thirrur nga Kryeministri Edi Rama, Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, mblodhi kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm të inspektorateve qendrore për të komunikuar prioritetet e punës dhe drejtimet e bashkërendimit institucional deri në vitin 2030. Takimi u përqendrua në forcimin e bashkërendimit institucional, standardizimin e veprimtarisë inspektuese dhe zbatimin e kuadrit të ri ligjor për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.

U theksua roli i Inspektoratit të Përgjithshëm në mbikëqyrjen, bashkërendimin, standardizimin dhe vlerësimin e sistemit të inspektimit, sipas kompetencave ligjore. Strukturat inspektuese u kërkua të veprojnë të koordinuara dhe të aplikojnë standarde e metodologji të unifikuara në të gjithë territorin. Inspektori i Përgjithshëm vuri theksin te ligjshmëria, transparenca dhe përgjegjshmëria në veprimtarinë inspektuese, si dhe drejtimi i administratës ndaj rezultateve konkrete për qytetarët dhe bizneset.

Gjatë takimit u diskutua rëndësia e trajtimit efektiv të ankesave dhe e përdorimit të të dhënave të ankesave për analiza risku dhe përmirësim të planifikimit të inspektimeve. U paraqit edhe një pasqyrë e situatës aktuale: midis 15 korrikut dhe 24 gushtit janë realizuar 106 mbikëqyrje të procedurave të inspektimit dhe janë administruar rreth 400 praktika ankimore. Nga marsi deri në gusht janë plotësuar 48 pozicione, ndërsa vijon puna për plotësimin e vendeve vakante dhe për garantimin e respektimit të standardeve ligjore në proceset e emërimit dhe zhvillimit në karrierë.

Si prioritete për periudhën në vijim u përcaktuan: unifikimi i praktikave inspektuese; respektimi rigoroz i procedurave; dokumentimi i plotë i veprimeve dhe vendimmarrjeve; forcimi i meritokracisë në rekrutim; dhe rritja e përgjegjshmërisë së trupave inspektuese. Për të forcuar bashkërendimin institucional, Inspektorati do të zhvillojë takime periodike me kryeinspektorët, drejtorët e përgjithshëm dhe kryeinspektorët rajonalë, dhe do të intensifikojë bashkëpunimin me inspektoratet për shkëmbimin e informacionit, adresimin e problematikave dhe standardizimin e praktikave. Inspektorati përsëriti angazhimin për ndërtimin e një sistemi inspektimi profesional, transparent, të unifikuar dhe të orientuar drejt rezultateve në shërbim të qytetarëve, bizneseve dhe interesit publik.

Previous Post

Situatë kritike në Librazhd: zjarri po përhapet shpejt dhe i afrohet banesave në Xhyrë

Next Post

Ndezi zjarr në malin e fshatit Vajkal; identifikohet autori i dyshuar dhe nis procedimi penal ndaj tij

Next Post
Ndezi zjarr në malin e fshatit Vajkal; identifikohet autori i dyshuar dhe nis procedimi penal ndaj tij

Ndezi zjarr në malin e fshatit Vajkal; identifikohet autori i dyshuar dhe nis procedimi penal ndaj tij

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al