Monday, August 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Mbi 50 hektarë u dogjën në Koilaç të Mallakastrës, banorët: Na u shkrumbuan të gjitha

timoni.al by timoni.al
August 10, 2026
in Lajmi Fundit
0
Mbi 50 hektarë u dogjën në Koilaç të Mallakastrës, banorët: Na u shkrumbuan të gjitha
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 50 hektarë tokë me ullishte, vreshta, sera diellore dhe pemëtari u përfshinë nga flakët në fshatin Koilaç të Mallakastrës. Ky është bilanci paraprak i dëmeve të shkaktuara nga zjarri i dy ditëve më parë, i cili për pak orë rrezikoi seriozisht edhe banesat e fshatit.

Zjarri nisi rreth orës 14:00 të së shtunës në periferi të fshatit. Të favorizuar nga era e fortë, flakët u përhapën me shpejtësi duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me ullishte, vreshta, sera dhe pemë frutore. Banorët njoftuan menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe policinë; forcat në terren ndërhynë për të frenuar avancimin e flakëve, ndërsa për shkak të rrezikut u evakuuan edhe disa banorë të zonës.

Për banorët e Koilaçit, mbrëmja e së shtunës ishte një nga momentet më të vështira që kanë përjetuar. Me lot në sy, ata përshkruan tmerrin ndërsa flakët afroheshin drejt banesave dhe shkrumbonin gjithçka gjenin përpara. Banorët kërkojnë që dëmet të vlerësohen sa më shpejt, duke theksuar se për shumë prej tyre ullishtet dhe vreshtaria janë i vetmi burim i të ardhurave. Sipas tyre, dëmet janë të konsiderueshme dhe arrijnë në mijëra lekë, dhe pasojat për ekonominë e familjeve pritet të jenë afatgjata.

Banorët dyshojnë se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në një shtyllë të tensionit të lartë, por shkaku i saktë i rënies së zjarrit pritet të përcaktohet nga hetimet. Tashmë, pasi flakët janë shuar, në Koilaç kanë mbetur toka të nxira dhe dhjetëra hektarë prodhim e pasuri të shkrumbuar. Banorët presin vlerësimin zyrtar të dëmeve dhe mbështetje për të përballuar pasojat e zjarrit.

Previous Post

Drejtoria e Burgjeve refuzon në heshtje; i dënuari Ardian Çapja mungon në varrimin e nënës

Next Post

FSHF i drejtohet Presidencës për pasaportat, Tefik Osmani: Pse procedurat për Rrahmanin e Kosovës ecin, jo për Kombëtaren?

Next Post
FSHF i drejtohet Presidencës për pasaportat, Tefik Osmani: Pse procedurat për Rrahmanin e Kosovës ecin, jo për Kombëtaren?

FSHF i drejtohet Presidencës për pasaportat, Tefik Osmani: Pse procedurat për Rrahmanin e Kosovës ecin, jo për Kombëtaren?

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al