Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për rezolutën anti-korrupsion të propozuar nga PS.
Rama tha se qeveria është prej 10 vjetësh në luftë me korrupsionin dhe shprehu mbështetjen pa kushte ndaj SPAK.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkuvendishqiperise%2Fvideos%2F784373770466784%2F&show_text=false&width=560&t=0
“Kjo nismë që merr jetë me këtë rezolutë nuk ka të bëjë me komentet që janë bërë nga burime të ndryshme. Janë propozuar qëllime të fshehta si vënia në kontroll e SPAK. Ne jemi në luftë me korrupsionin që prej 10 vjetëësh, prandaj ka ndodhur edhe Reforma në Drejtësi, bashkë me lindjen e SPAK i cili do të ketë mbështetjen pa kushte të kësaj shumice. SPAK është ilaçi i hidhur që o e pi, o vdes. Kush e pi njëherë po njëherë jo, nuk ka shans të vetëpastrohet, por tretet siç po treteni ju te rrugica e shpresës. Ka ndodhur transofrmimi rrënjësor i shërbimeve publike përmes digjitalizimit, bashkë me fundin e radhëve dhe bakshisheve edhe për një çertifikatë lindjeje.
Prandaj ka ndodhur edhe çelja e negociatave për anëtarëesim në BE. Edhe proceset penale për zyrtarë të të gjitha niveleve, po ndodhin sepse lufta e nisur 10 vjet më parë është e vërtetë, është serioze dhe është pa kthim. Kush rri e numëron u thirr ky e u thirr ai, u dënua ky e u dënua ai, duke e kthyer opozitën në një llogore baltosjeje me iluzionin se do të na kthejë në popullin kundër, thjesht do të zhytet vetë në atë baltë. Ata që nuk e kuptojnë se pa vizionin dhe vullnetin tonë asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur.
Ata që kujtojnë se lufta me korrupsionin në një shtet të ri demokratik, i cili deri para 10 vjetësh kishte zgjedhje gjysmë të lira dhe liri vjedhje 23 vjet, është një luftë që bëhet duke i rënë kazanit të iki Lena se do vijë Prena, nuk e kanë idenë sa larg realitetit të kësaj lufte janë”, tha Rama.