Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Mbaje mend se ç’do të bëj”/ Nuk pranoi ta ndihmonte me gjyqin në Fier, pse “Ben Qimja” kërcënoi me jetë gjyqtarin Cjapi

Editor by Editor
February 21, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Mbaje mend se ç’do të bëj”/ Nuk pranoi ta ndihmonte me gjyqin në Fier, pse “Ben Qimja” kërcënoi me jetë gjyqtarin Cjapi
0
SHARES
84
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

FIER – Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kërcënimi me jetë që ju bë gjyqtarit të Fierit, Vladimir Cjapi nga Arben Isufaj i njohur ndryshe me nokën “Ben Qimja”.

Sipas gazetarit Elton Qyno, Cjapi, njihet shumë mirë me anëtarët e familjes Isufaj dhe vetë Arben Isufaj, pasi ai para se të bëhej gjyqtar ka shërbyer si avokat në qytetin e Fierit. Në kaudër të punës si avokat ai ka mbrojtur në procese të ndryshme penale dhe civile, anëtarët e familjes Isufaj. 

Për shkak të kësaj njohje, Arben Isufaj i ka kërkuar ndihmë në mënyrë që ish-avokati i familjes së tij që sot është bërë gjyqtar në Fier, ta ndihmonte për punën e gjyqit në Fier. Kërkesave të Arben Isufaj, gjyqtari i Fierit i është përgjigjur negativisht, duke çuar në fillimin e përplasjes me fjalë me njerëzit e Arben Isufaj.

Ky i fundit më pas ka kërcënuar me jetë gjyqtarin duke i thënë “…Mbaje mënd se çfarë do të bëjmë…”. Sakaq një ditë më parë në banesën e Ben Qimes në Fier policia kreu disa kontrolle ku u gjetën dhe u sekuestruan armë, targa makine dhe jelekë multifunksional. Ndërkohë për gjyqtarin Cjapi, Këshilli për Mbrojtjen e Magjistratëve vendosi t’i ofrojë gjyqtarit mbrojtje të posaçme për një periudhë 6-mujore.

Ben Qimja është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. I njohur si një eksponent i rëndësishëm i botës së krimit, ai është dënuar disa herë për armbëmbajtje pa leje, përfshirje në vrasje dhe trafik droge. Gjithashtu Ben Qimja është vënë edhe nën hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme në vitin 2021 ku i janë sekuestruar asokohe 13 pasuri në pronësi të tij. Përveç Qimes, në dyert e drejtësisë janë paraqitur edhe familjarë të tij pasi akuzohen si të implikuar në ngjarje të ndryshme kriminale. 

Previous Post

Berisha: LaCivita dhe Manafort kanë ardhur për fitoren e PD, duke vazhduar punën e Donald Trump

Next Post

“Një sherif i ri në qytet”/ Berisha merr dhuratë kapelen e kaubojsave nga shqiptaro-amerikanët

Next Post
“Një sherif i ri në qytet”/ Berisha merr dhuratë kapelen e kaubojsave nga shqiptaro-amerikanët

"Një sherif i ri në qytet"/ Berisha merr dhuratë kapelen e kaubojsave nga shqiptaro-amerikanët

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al