Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mbahet Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave Mjekësore, ministrja Sala: Të ndërtojmë sistem ku spitalet tona të bëhen qendra ekselence

timoni.al by timoni.al
April 24, 2026
in AKTUALITET
0
Mbahet Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave Mjekësore, ministrja Sala: Të ndërtojmë sistem ku spitalet tona të bëhen qendra ekselence
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kërkimi shkencor në mjekësi, integrimi i inteligjencës artificiale dhe forcimi i komunikimit me pacientin u paraqitën si shtyllat kryesore të një sistemi shëndetësor bashkëkohor, ku inovacioni teknologjik rrit saktësinë dhe efikasitetin e shërbimeve, ndërsa marrëdhënia e besimit me pacientin mbetet në qendër për të garantuar kujdes më cilësor, të personalizuar dhe njerëzor. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, në fjalën e saj në Kongresin e Dytë Ndërkombëtar të Shkencave Mjekësore vlerësoi rolin dhe kontributin e profesorëve dhe të brezave të studentëve të talentuar shqiptarë që kanë besuar në fuqinë e mjekësisë për t’u shërbyer shoqërisë dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës.

Ajo theksoi rëndësinë jetike të kërkimit klinik në zhvillimin e sistemit shëndetësor dhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve, duke theksuar se “Kërkimi klinik nuk është më një zgjedhje, është një domosdoshmëri. Pikërisht përmes kërkimit ne përmirësojmë trajtimet, personalizojmë kujdesin dhe sigurojmë që pacientët tanë të përfitojnë nga zbulimet dhe provat më të fundit shkencore”. Ministrja u ndal gjithashtu te risitë teknologjike dhe ndikimi i tyre në transformimin e shëndetësisë, duke përmendur diagnostikimin e hershëm, imazherinë inteligjente, menaxhimin më efikas të spitaleve dhe përmirësimin e përvojës së pacientit në çdo hallkë të sistemit.

Sala nënvizoi se përtej teknologjisë, rëndësi kyçe ka komunikimi i mirë me pacientin. Në funksion të vizionit për të ardhmen e shëndetësisë shqiptare ajo theksoi bashkëpunimin ndërmjet profesionistëve të shëndetit dhe inovacionit për të ofruar një kujdes mjekësor profesional dhe me standarde të larta. Sipas saj, “Detyra jonë është e qartë: të ndërtojmë një sistem shëndetësor ku mjekët, studiuesit dhe studentët shqiptarë të udhëheqin inovacionin këtu në vendin tonë; ku spitalet tona të bëhen qendra ekselence; dhe ku pacientët tanë të marrin kujdes të barabartë me standardet më të larta ndërkombëtare”.

Kongresi mblodhi ekspertë të njohur të fushës, duke krijuar një hapësirë për prezantimin e kërkimeve më të fundit shkencore, ndarjen e përvojave dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në funksion të avancimit të mjekësisë dhe shëndetit publik.

Previous Post

Ish-lojtari i kombëtares së Nigerisë vdes në fushë në moshën 40-vjeçare

Next Post

Një 12-vjeçar prangoset për grabitje me thikë në Patra, nëna e tij procedohet penalisht

Next Post
Një 12-vjeçar prangoset për grabitje me thikë në Patra, nëna e tij procedohet penalisht

Një 12-vjeçar prangoset për grabitje me thikë në Patra, nëna e tij procedohet penalisht

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al