Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Marta Kos: Përshpejtoni reformat, vendet e Ballkanit Perëndimor rrezikojnë të humbin 700 milionë euro nga Plani i Rritjes

timoni.al by timoni.al
April 20, 2026
in Lajmi Fundit
0
Marta Kos: Përshpejtoni reformat, vendet e Ballkanit Perëndimor rrezikojnë të humbin 700 milionë euro nga Plani i Rritjes
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar me shkrim gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor se rrezikojnë që deri në mesin e këtij viti të humbasin kolektivisht mbi 700 milionë euro nga Plani i Rritjes, sipas informacionit të siguruar nga Radio Evropa e Lirë dhe burime në Komisionin Evropian. Letra, e dërguar më 17 prill në kryeqytetet e rajonit, kërkon përshpejtimin e zbatimit të reformave të parashikuara në Planin e Rritjes në mënyrë që vendet të shfrytëzojnë plotësisht potencialin e paketës financiare.

Mjetet nga Plani i Rritjes janë të kufizuara në kohë: për çdo hap reformues përcaktohet një afat përfundimtar dhe një shumë e caktuar parash. Komisioni Evropian ka parashikuar gjithashtu një “periudhë grejs” që mundëson shtyrjen e zbatimit për një periudhë të caktuar. Sipas tekstit, për hapat që duhej të përmbusheshin në mesin e vitit 2025 afati përfundimtar skadon më 30 qershor të këtij viti, ndërsa për hapat që duhej të realizoheshin në fund të vitit 2024 ky afat përfundon gjatë vitit 2026. Një zyrtar i KE-së konfirmoi për REL se “nëse nuk përmbushen, partnerët rrezikojnë të humbasin kolektivisht mbi 700 milionë euro”.

Pesë shtete të rajonit kanë marrë këstin e parë ose disa mjete nga Plani i Rritjes, përjashtuar Bosnjën e Hercegovinës e cila është vonuar me miratimin e agjendës reformuese. Fundi i qershorit përbën momentin kur secili vend hyn në “momentin e humbjes së përhershme” nëse nuk përmbush reformat e dakorduara.

Sipas burimeve në Bruksel, humbjet e mundshme për secilin shtet nëse nuk ndërmerren të gjitha reformat janë: Kosova 68.8 milionë euro; Shqipëria 67.7 milionë euro; Bosnja e Hercegovina 373.9 milionë euro; Mali i Zi 15.1 milionë euro; Maqedonia e Veriut 49.2 milionë euro; Serbia ndërmjet 108.7 dhe 135.9 milionë euro. Bazuar në shumën maksimale, totali arrin 710.6 milionë euro, që përfaqëson 11.84 për qind të financimit të përgjithshëm nga Plani i Rritjes.

Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024–2027 vlerësohet në 6 miliardë euro. Ndaj këtij buxheti, Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro (253 milionë si grante dhe 629 milionë në formë kredie). Më 16 prill, Kosova mori 61.8 milionë euro parafinancim, pasi dorëzoi dokumentet e nevojshme në KE dhe ratifikoi marrëveshjet përkatëse. Plani synon, ndër të tjera, të dyfishojë ekonomitë e këtyre vendeve gjatë dhjetë vjetëve të ardhshme. /REL

Previous Post

Nga fama te burgu dhe atentati me 8 plumba: kush është aktori i trazuar, arrestuar sot në Tiranë

Next Post

Sekretari i Energjisë: Nafta s’do ulet deri 2027; Trump: Gabon plotësisht, do të bien pas luftës me Iranin

Next Post
Sekretari i Energjisë: Nafta s’do ulet deri 2027; Trump: Gabon plotësisht, do të bien pas luftës me Iranin

Sekretari i Energjisë: Nafta s’do ulet deri 2027; Trump: Gabon plotësisht, do të bien pas luftës me Iranin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al