Sunday, June 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, sot seanca në Kushtetuese

Editor by Editor
January 29, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, sot seanca në Kushtetuese
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë sot seancën, ku po shqyrtohet kërkesa e 30 deputetëve të opozitës kundër Marrëveshjes me Italinë për emigrantët, të cilët e konsiderojnë anti-kushtetuese.

Shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese, i cili ishte parashikuar që të zhvillohej më 24 janar, u shty, pasi në datën 23 janar, deputetët e grupimit Berisha-Bardhi, dorëzuan kërkesën edhe për disa prova shtesë lidhur me marrëveshjen.

Ndërsa më datë 18 janar, kur edhe u zhvillua seanca e dytë, pas marrjes në shqyrtim me 13 dhjetor, seanca me dyer të mbyllura në Gjykatën Kushtetuese u shty pasi ‘Kushtetuesja’ i kërkoi qeverisë si provë Traktatin e Miqësisë me Italinë në vitin 1995.

Nga ana tjetër Dhoma e Deputetëve në parlamentin italian i dha dritën jeshile marrëveshjes! Me 155 vota pro dhe 115 kundër deputetët italianë kaluan projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërsa fjala e fundit për ratifikim do t’i takojë Senatit.

Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër.

Previous Post

Arrestohet në Belgjikë 30-vjeçari i rrezikshëm, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

Next Post

E rëndë, nëna mbyt vajzën 4-vjeçare

Next Post
E rëndë, nëna mbyt vajzën 4-vjeçare

E rëndë, nëna mbyt vajzën 4-vjeçare

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al