Wednesday, November 5, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Marjanës do t’i prisja kokën, tentoi të më helmonte në burg”/ Dosja e plotë e Dan Hutrës: Ajo ishte shkaku i sherrit me Kurtin

Editor by Editor
March 4, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
“Marjanës do t’i prisja kokën, tentoi të më helmonte në burg”/ Dosja e plotë e Dan Hutrës: Ajo ishte shkaku i sherrit me Kurtin
0
SHARES
352
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja e Tch, Anila Hoxha ka siguruar dosjen e Dan Hutrës. Ai është shprehur para grupit hetimor se personit me të cilën kishte lidhje intime, Marjana Gurakuqin donte t’i priste kokën me biçak që të mos tërhiqte vëmendje me zhurmën e armës.

Ai ka deklaruar se Marjan ka tentuar ta helmojë me ushqim në burg, teksa në vitin 2021 i kishte dhënë asaj 80 mijë euro.

Dan Hutra sqaron se pikënisja e konflikti me Vladimir Kurtin në burg ka qenë pikërisht Marjana Gurakuqi, të cilën e ka dëgjuar të fliste në telefon me të. Ai ka tentuar disa herë ta godiste në burg Vladimir Kurtin dhe i kishte bërë të qartë se kur të dilte “do i bënte kurban një kokë”.

 “Më datë  16.02.2023 Dani është liruar nga burgu dhe 3-4 ditë para se të dilte, Alketa ka lindur djalë për të cilin Dani ka dyshime që nuk është babai biologjik. Konkretisht më datë 26.02.2023 ka marrë një automjet me qira me targa AA53 1UK dhe 1 ditë para ngjarjes ka shkuar në qytetin e Kukësit ku ka marrë armën kallashnikov që e kishte fshehur prej disa vitesh. Më date 01.03.2023 ka shkuar në zonën e Astirit, tek dyqani i shtetases Marjana Gurakuqi të cilën e ka patur të dashur. Deklaron se Marjanës ka dashur t’i prese kokën me biçak sepse nëse do e vriste me armë zjarri do tërhiqte vëmendje dhe nuk do realizonte planin e tij deri në fund. Pasi ka shkuar te dyqani dhe ka nxjerrë biçakun ajo është vetëmbrojtur duke e goditur Danin me xham në dorën djathtë. Kur e ka goditur me biçak Marjanën, në dyqan është futur një person dhe ai instinktivisht është larguar nga dyqani. Biçaku dhe syzet i kanë rënë gjatë përleshjes me Marjanën. Sqaron se Marjanën donte ta vriste pasi ka patur marrëdhënie intime me të dhe kur ka dalë nga burgu herën e parë në vitin 2021 i ka dhënë Marjanës 80.000 euro për t’i ruajtur. Marjana pas disa kohësh e ka njoftuar se paratë i kishte gjetur bashkëshorti i saj dhe Danit i ka kthyer vetëm 2.300.000 lekë të rinj. Gjithashtu Dani pretendon se Marjana ka tentuar ta helmojë nëpërmjet ushqimit në burg gjatë kohës që vuante dënimin duke e tentuar te ushqimi me anë të shtetasit Vladimir Kurti, të cilin e ka pasur shok qelie në burg. Ai pretendon se e ka dëgjuar Vladimirin duke folur me Marjanën në telefon nga kabina e burgut dhe kjo ka qenë pikënisja e konfliktit me Vladimirin. Ata janë konfliktuar herë pas here dhe kanë ndryshuar qeli me njëri-tjetrin. Dani ka bërë disa përpjekje që të godiste shtetasin Vladimir Kurti në burg, por nuk ka mundur ta realizojë atë dhe i është shprehur Vladimirit se kur të dalë nga burgu “do i bëjë kurban një kokë. Pas përleshjes me Marjanën, shtetasi Dan Hutra është nisur drejt banesës së ish-vjehrrit të tij, Zaim Hysa”, shkruhet në dosje.

Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest me burg” për Dan Hutrën, autor i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave në masakrën e 1 marsit. Ai është shfaqur i qetë gjatë seancës gjyqësore dhe pa asnjë shenjë pendese.

Dan Hutra: I kam bërë të gjitha me vetëdije të plotë. Kur më dënuan për dhunë në familje më dënuan pa asnjë provë, ndaj i bëra të gjitha. I pranoj të gjitha dhe nuk jam i penduar. Etleva Kurtin e vrava se i vëllai deshi të më helmojë në burg.

Dan Hutra këmbënguli që për dhunën në familje e kanë akuzuar pa qenë fajtor.

Hutra: Nuk më intereson fare, e kam mbyllur dhe pesë burgime të përjetshme të më jepni. Kërkova ADN e fëmijës por s’pranuan dhe aty më lindi dyshimi, por nuk e kam rrahur bashkëjetuesen. I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos dënojë njerëz të pafajshëm që mos përfundojnë në masakra të tilla.

Mesditën e 1 marsit, Hutra shkoi në Astir për të eliminuar me thikë pa shkaktuar shumë zhurmë Marjana Gurakuqin të cilën e akuzonte se nuk i kishte kthyer një shumë parash.

Falë disa klientëve që hynë në dyqan dhe reagimit të saj ajo mundi të shpëtojë me disa lëndime në dorë dhe në fytyrë. Fill pas kësaj ngjarje ai shkoi në Kodër Kamëz ku qëlloi ndaj familjes së ish-bashkëjetueses, duke lënë të plagosur  ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa 60 vjeçe dhe vrarë me armë zjarri Mevlute Hysan 30 vjeçe, motrën e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, të fejuarën e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Më pas ai shkoi në Kamëz dhe vrau motrën e kundërshtarit të tij në burg, Etleva Kurtin.

Sipas tij objektivi i radhës ishte një person me vendbanim në Kambinat, i cili sipas tij kishte shitur në vitin 1999 armën me të cilën u vra i ati në Durrës.

Por mungesa e një adrese të saktë si edhe etja dhe uria e detyroi atë të shkojë në disa biznese dhe të bjerë kështu në gjurmë të policisë që kishte orë që e kërkonte.

Pasi u arrestua ai ka treguar me gjakftohtësi para grupit hetimor për krimet dhe motivet të cilat i kishte planifikuar me imtësi që në kohën kur ishte në burg. Pasi doli më 16 shkurt vëzhgoi objektivat, siguroi armën, makinën dhe vuri në jetë planin djallëzor.

Previous Post

Kiara sërish me kritika ndaj Luizit, këngëtari e injoron

Next Post

Shisnin kanabis të ndarë në doza, arrestohet një i mitur dhe një 20-vjeçar në Shkodër

Next Post
Tentuan të kalonin nga Porti i Durrësit me dokumente false, arrestohen tre persona nga Turqia

Shisnin kanabis të ndarë në doza, arrestohet një i mitur dhe një 20-vjeçar në Shkodër

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Rama thirri një takim, të gjithë deputetët e Tiranës u drejtuan në selinë rozë.

Mbyllet takimi i Ramës me deputetët e Tiranës, zbardhen udhëzimet e kryeministrit.

November 5, 2025
Parrulla kundër pronarit të Nottingham, Federata Angleze nisin hetimet ndaj Crystal Palace

Parrulla kundër pronarit të Nottingham, Federata Angleze nisin hetimet ndaj Crystal Palace

November 5, 2025
Angelina Jolie viziton maternitetin dhe spitalin në Kherson, Ukrainë

Angelina Jolie viziton maternitetin dhe spitalin në Kherson, Ukrainë

November 5, 2025
U përmend nga Balluku që s’kishte memorie, ja roli i Vjolës në tender!

U përmend nga Balluku që s’kishte memorie, ja roli i Vjolës në tender!

November 5, 2025
Rama thirri një takim, të gjithë deputetët e Tiranës u drejtuan në selinë rozë.
Lajmi Fundit

Mbyllet takimi i Ramës me deputetët e Tiranës, zbardhen udhëzimet e kryeministrit.

by timoni.al
November 5, 2025
0

Të gjithë deputetët e Tiranës u grumbulluan sot në selinë e Partisë Socialiste, ku u zhvillua një mbledhje me kryeministrin...

Read moreDetails
Parrulla kundër pronarit të Nottingham, Federata Angleze nisin hetimet ndaj Crystal Palace

Parrulla kundër pronarit të Nottingham, Federata Angleze nisin hetimet ndaj Crystal Palace

November 5, 2025
Angelina Jolie viziton maternitetin dhe spitalin në Kherson, Ukrainë

Angelina Jolie viziton maternitetin dhe spitalin në Kherson, Ukrainë

November 5, 2025
U përmend nga Balluku që s’kishte memorie, ja roli i Vjolës në tender!

U përmend nga Balluku që s’kishte memorie, ja roli i Vjolës në tender!

November 5, 2025
Mamdani me simbolin shqiptar/ I ri shqiptar flet për momentin viral të Kryebashkiakut të Nju Jorkut

Mamdani me simbolin shqiptar/ I ri shqiptar flet për momentin viral të Kryebashkiakut të Nju Jorkut

November 5, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama thirri një takim, të gjithë deputetët e Tiranës u drejtuan në selinë rozë.

Mbyllet takimi i Ramës me deputetët e Tiranës, zbardhen udhëzimet e kryeministrit.

November 5, 2025
Parrulla kundër pronarit të Nottingham, Federata Angleze nisin hetimet ndaj Crystal Palace

Parrulla kundër pronarit të Nottingham, Federata Angleze nisin hetimet ndaj Crystal Palace

November 5, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al