Pas reagimit të ashpër të Chelseat mbi largimin e Enzo Marescas, Manchester City publikoi një komunikatë zyrtare ku jep versionin e tij të ngjarjeve. City thotë se gjatë vjeshtës dhe dimrit të 2025, kur Maresca ishte ende trajner i Chelseat, u zhvilluan bisedime të rezervuara mes disa përfaqësuesve të Manchester City dhe vetë Marescas në lidhje me mundësinë që ai të rikthehej te Citizens si trajner i përkohshëm në rast se Pep Guardiola do të largohej nga stoli. Klubi i Manchester City pranon deklaratën e Chelseat për kontekstin me të cilin u largua Maresca, por thekson se ekziston edhe konteksti tjetër: autorizimi për diskutimet mbi mundësinë e punësimit të tij.
Manchester City shpjegon se, kur u arrit marrëveshja me Marescën, dy klubet ranë dakord për marrëveshje mes tyre, sipas së cilës Chelsea do të përfitonte një dëmshpërblim. Gjithashtu City pranon se largimi i Marescas në mes të sezonit pati ndikim negativ te sezoni i Chelseat, duke nxjerrë kështu në pah se diskutimet ishin të ndërlikuara dhe se implikimet sportive u njohën nga pala angleze.
Vetë Enzo Maresca dha prononcimin e tij mbi mënyrën e menaxhimit të largimit. Ai deklaroi se, në fund të muajit dhjetor, mori vetë vendimin e vështirë për të lënë Chelsean dhe se dorëheqja ishte vendim personal. Maresca tha se dorëheqja nga pankina i hapi rrugën për t’u bashkuar me Manchester City dhe pranoi se largimi i tij në mes të sezonit i kishte shkaktuar probleme klubit, për të cilat kërkoi falje, duke theksuar se kjo nuk ishte dëshira apo qëllimi i tij. Ai u shpreh falënderues ndaj klubit, pronarëve dhe tifozëve për trajtimin e mirë, sukseset e arritura së bashku dhe për kujtimet që do t’i mbajë me vete.
Lajmet vijnë pas deklarimit fillestar të Chelseat që e paraqiti largimin e Marescas me nota të forta dhe konflikte, duke sjellë kështu një shkëmbim komunikatash mes dy klubeve dhe një përgjigje personale nga vetë trajneri.

