Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mamma mia në Tiranë, muzikali i njohur ngjitet në skenën e Universitetit të Arteve si produksion studentor

timoni.al by timoni.al
April 19, 2026
in AKTUALITET
0
Mamma mia në Tiranë, muzikali i njohur ngjitet në skenën e Universitetit të Arteve si produksion studentor
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Mamma Mia”, musicali i njohur që trajton temat e identitetit, familjes dhe nostalgjisë përmes një historie prekëse dhe skenari të mprehtë, vjen në Sallën e Koncerteve të Universitetit të Arteve si një produksion i studentëve të Fakultetit të Muzikës. Projekti realizohet nën Drejtimin Artistik të Manjola Nallbanit, në bashkëpunim me Fakultetin e Artit Skenik, dhe me regji nga Redjan Mulla.

Sipas regjisorit Redjan Mulla, dalja në skenë për studentët paraqet një eksperiencë mësimore dhe një laborator procesesh të pandërprera, ku ata ndiejnë emocion dhe vlerësim. Studentët do të interpretojnë këngët më të njohura të grupit suedez ABBA, të ndërthurura me një tekst që përmban humor të hollë. Manjola Nallbani shprehet se realizimi i një vepre të plotë musicale në skenë është një ëndërr e bërë realitet dhe se shfaqja përbën një produkt të Universitetit të Arteve, duke theksuar se ky rezultat tejkalon pritshmëritë e saj që nga fillimi i lëndës që ajo jep.

Produksioni mbështetet në repertorin e ABBA-s, grupit pop/dance suedez që konsiderohet një nga më të njohurit në historinë e muzikës pop, i cili ka kryesuar vazhdimisht listat në Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore, si dhe në Australi. Programi i shfaqjes parashikon një përzgjedhje të këngëve më të njohura të këtij grupi, të shoqëruara me elemente dramaturgjike që synojnë të ruajnë tonalitetin nostalgjik dhe emocional të veprës origjinale, si dhe aspektin argëtues të libretit.

Shfaqja fton publikun të ndjekë performancën më datat 20 dhe 22 prill në ambiente të Universitetit të Arteve. Ky projekt përfaqëson një ndërthurje mes trajnimit akademik dhe praktikës skenike, ku studentët marrin rolin qendror në realizimin e një vepre muzikore të njohur ndërkombëtarisht, nën mbikëqyrjen e stafit pedagogjik dhe të profesioneve të fushës teatro-muzikore.

Previous Post

Zjarri që shkrumboi 71 apartamente, Rama: Banorët mund të marrin bonus qiraje dhe mbështetje nga bashkia

Next Post

Kolonia e piktorëve në Belsh promovon perlën karstike përmes artit dhe frymëzon piktorët në Dumre

Next Post
Kolonia e piktorëve në Belsh promovon perlën karstike përmes artit dhe frymëzon piktorët në Dumre

Kolonia e piktorëve në Belsh promovon perlën karstike përmes artit dhe frymëzon piktorët në Dumre

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al