Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Maliq/ I plagosi me thikë dhe sende të forta, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e bashkëshortes dhe djalit të 62-vjeçarit

Editor by Editor
August 12, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Vendi
0
Maliq/ I plagosi me thikë dhe sende të forta, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e bashkëshortes dhe djalit të 62-vjeçarit
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është ekzekutuar nga forcat RENEA Ramiz Muçollari, 62-vjeçari nga Maliqi i cili pasi plagosi gruan dhe djalin, hapi zjarr ndaj policisë dhe nuk pranoi të dorëzohej.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ka pasur herë pas here shkëmbime zjarri mes 62 vjeçarit dhe forcave RENEA. Ajo çka konfirmohet nga informacionet paraprake është se RENEA, e vënë në pozitë të vështirë nga të shtënat me kallash nga autori, ka qëlluar drejt tij duke e lënë të vdekur në vend.

Grupi i ekspertëve është duke bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes ndërkohë që bashkëshortja dhe i biri ndodhen në spitalin e Korçës me plagë të marra në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gazetarja e ‘FaxNews’, Iris Rezhda raporton se familjarët e autorit po ruhen me polici në dhomën e spitalit, nuk lejohej asnjë komunikim me të dëmtuarit pasi janë edhe në gjendje të traumatizuar. Të dy janë të shtruar në kirurgji aty ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

Ramiz Muçollari vuan nga probleme të shëndetit mendor, dhe prej 20 vitesh trajtohet me ilaçe.

Policia bëri me dije se gjatë ditës së djeshme ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikaitrik, por nuk është shtruar në spital, dhe në mbrëmje kur janë kthyer në banesë ka nisur konfliktin me familjarët.

Kujtojmë se pas orësh thirrje  të vazhdueshme të policisë për t’u dorëzuar, Muçollari nuk ka pranuar dhe ka qëndruar i mbyllur  dhe i armatosur brenda banesën e tij.  RENEA arriti që të futet në banesë, ndërsa autorit dyshohet se fshihej në papafingo.

Muçollari, 62 vjeç, ka plagosur orët e para të mëngjesit të sotëm me thikë në këmbë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe, si dhe ka goditur me sende të forta në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, 27 vjeç.

Previous Post

FOTO/ “I shtrirë përtokë dhe i mbuluar me gjak”, dalin PAMJET e ekzekutimit të 62-vjeçarit në Maliq

Next Post

Ekzekutimi i Ramiz Muçollarit nga RENEA në Maliq! Policia jep detajet e operacionit: Pati një orë…

Next Post
FOTO/ “I shtrirë përtokë dhe i mbuluar me gjak”, dalin PAMJET e ekzekutimit të 62-vjeçarit në Maliq

Ekzekutimi i Ramiz Muçollarit nga RENEA në Maliq! Policia jep detajet e operacionit: Pati një orë…

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al