Thursday, July 30, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Luftë e hapur në FIFA: Sepp Blatter akuzon Infantinon për kthimin e futbollit në pronë private

timoni.al by timoni.al
July 29, 2026
in Lajmi Fundit
0
Luftë e hapur në FIFA: Sepp Blatter akuzon Infantinon për kthimin e futbollit në pronë private
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përmes një postimi në rrjetin social X, ish-kreu i FIFA-s Sepp Blatter kritikoi lidhjen e ngushtë mes presidentit të organizatës, Gianni Infantino, dhe presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se kjo marrëdhënie ka marrë një përmasë financiare që po dëmton futbollin dhe se “askush nuk ka të drejtë të shesë sportin tonë”. Postimin e shoqëroi me hashtagë kritikë, përfshirë “sellout” (shitje/tradhti).

Reagimi i Blatter-it erdhi pas zbulimeve se FIFA po shqyrton shitjen e një pakete minoritare të aksioneve mbi të drejtat komerciale përmes një kompanie të re, të quajtur “FIFA Forward Enterprise”. Kjo strukturë pritet të menaxhojë të drejtat e transmetimit, sponsorizimet, biletat dhe licencimin për kompeticionet madhore, përfshirë Kupën e Botës, Kupën e Botës për Gra dhe Kupën e Botës për Klube. Sipas raportimeve, FIFA synon ta vlerësojë këtë kompani rreth 20 miliardë dollarë, me mbi 20% të aksioneve që mund t’u shiten investitorëve të jashtëm. Burime të tjera përmendin një vlerësim edhe më të lartë dhe mundësinë e një bashkëpunimi me gjigantin financiar JPMorgan për mbledhjen e kapitalit privat.

Nisma ka nxitur kundërshtim në Evropë; edhe UEFA ka shprehur kundërshtim të prerë, duke theksuar se shpirti i futbollit dhe qeverisja e tij nuk janë mall për t’u shitur. Raportimet bëjnë me dije se federatat evropiane kanë kërkuar një takim urgjent dhe se kundërshtimet mund të përshkallëzohen deri në bojkotimin e Kupës së Botës nëse Infantino nuk tërhiqet nga plani.

Ndërkohë, Blatter është përballur me ironinë e publikut, që i ka kujtuar periudhën e tij në krye të FIFA-s (1998–2015), e lidhur me skandale korrupsioni dhe pezullim, duke e cilësuar atë si “zërin më pak të besueshëm” për leksione morali. Në deklarata për CBS Sports, Blatter kritikoi edhe zgjerimin e Kupës së Botës në 48 skuadra, duke e quajtur atë “një përbindësh që ka dalë jashtë kontrollit” dhe duke thënë se nën udhëheqjen e Infantinos futbolli është bërë “tepër politik”.

Previous Post

Dedikimi që preku zemrat, Mancini kujton Viallin: Jam i bindur se sot është i lumtur

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al