Sunday, June 8, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lufta për tenderat apo prishje pazaresh/ Kush e donte të vdekur Vesel Demirajn, pronarin e “Pelikani Security”

Editor by Editor
April 18, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Lufta për tenderat apo prishje pazaresh/ Kush e donte të vdekur Vesel Demirajn, pronarin e “Pelikani Security”
0
SHARES
835
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur një natë më parë në Tiranë ku pre e një atentati ranë djemtë e mitur të pronarit të kompanisë private “Pelikan Secyrity”, Vesel Bardhi Demiraj.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 21:50 të mbrëmjes të së enjtes ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt automjetit me të cilin po udhëtonin dy djemtë e Demirajt, Dior Demiraj, 11 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17-vjeç dhe shoku i tyre 19-vjeçar, Kian Mullaj.

Automjeti tip “G-Class” me të cilin tre të rinjtë po udhëtonin po drejtohej nga 34-vjeçari Arenc Stafa, i cili rezulton se është punonjës i kompanisë “Pelikan Security” dhe në momentin ku dhe ndodhi ngjarja ishte shoqëruesi i tyre. Si pasojë e plumbave mbetën të plagosur katër personat që ndodheshin në këtë mjet, ndërkohë që 11-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën në spitalin e Traumës.

Media më herët se Dior Demiraj ditën e djeshme festoi ditëlindjen e tij të 11-të. Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se në momentin kur dhe ndodhi atentati ata po ktheheshin nga festa e ditëlindjes.

I mituri, së bashku me vëllain e tij dhe shokun e tyre 17-vjeçar kishin shkuar me automjetin në pronësi të Vesel Demirajt në pistën e garave në Pjesë.

Pasi kishin festuar aty ata, të shoqëruar nga 34-vjeçari, ishin nisur për t’u kthyer për në Tiranë, në Lundër për të vazhduar festën e ditëlindjes së 11-vjeçarit me familjarët.

Sipas informacioneve të bëra me dije deri më tani, gjatë kthimit ata ishin futur në Unazë për të dalë në Lundër dhe kur janë futur te rrethrrotullimi i Shkozës, rreth orës 21:30  teksa po vijon rrugën për në autostradë, një automjet tjetër tip fuoristradë i zuri pritë dhe filloi të qëllojë në drejtim të tyre.

Breshëria e plumbave ka vijuar deri te Agropark, Tregu Agro Ushqimor, ku dhe ka qenë pika kulminate e të shtënave me armë. Drejtuesi i “G-Classit”, 34-vjeçari Stafa ka tentuar t’i shmanget plumbave me aq sa ka mundur dhe të shpëtojë tre të rinjtë, por si pasojë e plagëve të marra ai humbi ndjenjat në zonën e Lundrës.

Aty më pas kanë qenë njerëzit e rastësishëm të cilët kanë kaluar në rrugë dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë, ndërkohë që thuhet se katër të plagosurit kanë qenë vetë qytetarët ata të cilët me mjetet e tyre private i kanë transportuar për në Spitalin e Traumës.

Si u fuqizua Vesel Demiraj dhe Pelikani Security!

Vesel Demiraj, pronari i Pelikani Security Group, firmosi një akt dhurimi të dyshimtë për policinë e shtetit. Demiraj i dha institucionin që ka për detyrë ta kontrollojë dhe t’i japë licencën për të vijuar aktivitetin, dhjetë gjysëmautomatikë PMX me vit prodhimi 2018-2019.

Por çfarë fshihet pas dhuratës mijëra euroshe për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit?

Në vitin 2014 kompanisë së policisë private, “Pelikani Security Group” ju vendos embargo në tendera për shkak të dokumenteve të rreme. Deri në tetor të vitit 2015, Demiraj nuk mund të përfitonte tendera publikë, megjithatë në rrethana të pashpjeguara nuk u bë një hetim i mirëfilltë për këtë kompani.

Në vitin 2020 drejtor teknik i kësaj kompanie u bë Flamur Muka, ish-shefi i komisariatit të Shijakut, i shkarkuar në tetor 2013 nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Muka më herët mbante po të njëjtën detyrë në kompaninë themeluar nga Luljeta Berisha, motra e Lulzim Berishës dhe Armand Zela, një biznesmen nga Kavaja.

Marrëdhëniet e Demirjat me institucionet shtetërore ndryshuan 180 gradë. Pelikani Security Group përfitoi një sërë tenderash kryesisht në sektorin e shëndetësisë. Tenderi për ruajtjen e Universitetit të Mjekësisë me vlerë rreth 18 milion lekë pati kontestime të forta në KPP për favorizim të paligjshëm.

“Përfaqësuesi i Pelikani Security përzgjodhi në të dyja rastet të njëjtën gogël dhe kjo gogël ishte me shenjë të dallueshme. Anëtarët e KVO goglën me shenjë ja morrën forcërisht nga duart përfaqësuesit tonë”, pretendonte kompania Myrto Security” shpk, e cila po ashtu merrte pjesë në garën për tenderin e Universitetit të Mjekësisë.

Por kontestimet dhe ankesat nuk ndryshuan rezultatin. Nami.al mëson se pas ceremonisë së dhurimit të armëve për policinë e shtetit, Vesel Demiraj është pritur në një takim nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Nuk dihet ende se çfarë ‘pazari’ është diskutuar në takimin me dyer të mbyllura.

Previous Post

Detajet/ Kjo është makina G-Class e pronarit të “Pelikani Security” ku u derdhën plumbat ndaj 4 të rinjve, u ndoqën deri në Rolling Hills 

Next Post

Atentati në Lezhë/ Autorët e dyshuar pritën sa doli tek dera e lokalit për ta qëlluar, Gjovalin Prendi mori plumba në kraharor

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

June 7, 2025
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

June 7, 2025
“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

AKTUALITET

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

by Editor
June 7, 2025
0

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, foli pas barazimit pa gola që Shqipëria regjistroi në “Air Albania” ndaj Serbisë. Në...

Read moreDetails
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

June 7, 2025
“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

June 7, 2025
“Nuk ishim të rrezikuar nga ata”, Redi Jupi: Mund ta fitonim ndeshjen kundër Serbisë, Silvinjo të bënte më mirë

“Nuk ishim të rrezikuar nga ata”, Redi Jupi: Mund ta fitonim ndeshjen kundër Serbisë, Silvinjo të bënte më mirë

June 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

June 7, 2025
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al