Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Atentati në Lezhë/ Autorët e dyshuar pritën sa doli tek dera e lokalit për ta qëlluar, Gjovalin Prendi mori plumba në kraharor

Editor by Editor
April 18, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Atentati në Lezhë/ Autorët e dyshuar pritën sa doli tek dera e lokalit për ta qëlluar, Gjovalin Prendi mori plumba në kraharor
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

LEZHË- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 65-vjeçarit, Gjovalin Prendi, mbrëmjen e djeshme në fshatin Pllanë të Lezhës. Dyshohet se autorët kanë qenë tre, të cilët me automjetin e tyre fouristradë, janë ndalur pranë biznesit të babait të Sidorel Prendit, të njohur më shumë si Roan Brahimi.

Dy prej tyre të maskuar kanë zbritur nga automjeti duke qëlluar me breshëri plumbash në afërsi drejt Prendit. Ata dyshohet se kanë qenë duke vëzhguar objektivin e tyre ku sapo e kanë parë tek dera e lokalit e kanë qëlluar ku plumbat e kanë prekur viktimën në pjesën e kraharorit. Bëhet gjithashtu me dije se në lokal ka patur dhe persona të tjerë prezent mes tyre dhe familjarë. Këta të fundit e kanë dërguar 65-vjeçarin menjëherë në spital por nuk i ka mbijetuar plagëve të marra. Ky lokal është sulmuar edhe më parë dy herë me armë zjarri dhe eksploziv.

Roan Brahimi është ekzekutuar në një atentat në Athinë të Greqisë, më 9 maj të 2024, në sy të gruas dhe djalit të tyre të vogël. Asokohe e plagosur mbeti dhe bashkëshortja e tij. Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars 2024 në Larushk të Krujës.

Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, pasi bashkë me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozi, hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës, terrorizuan klientët duke kërkuar pronarin. 

Previous Post

Lufta për tenderat apo prishje pazaresh/ Kush e donte të vdekur Vesel Demirajn, pronarin e “Pelikani Security”

Next Post

“Meloni vendos ura komunikimi në Washington!” Çështja e doganave dhe tarifave/ Trump: Do të kemi marrëveshje me BE-në

Next Post
“Meloni vendos ura komunikimi në Washington!” Çështja e doganave dhe tarifave/ Trump: Do të kemi marrëveshje me BE-në

"Meloni vendos ura komunikimi në Washington!" Çështja e doganave dhe tarifave/ Trump: Do të kemi marrëveshje me BE-në

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al