Saturday, May 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Lufta kundër krimit: Kreu i SPAK, takim ndërkombëtar në Itali; duhet qasje hetimore për zinxhirin e grupeve

timoni.al by timoni.al
May 23, 2026
in KRYESORE
0
Lufta kundër krimit: Kreu i SPAK, takim ndërkombëtar në Itali; duhet qasje hetimore për zinxhirin e grupeve
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodjan Braho, mori pjesë më 22–23 maj në Palermo, Itali, në takimin ndërkombëtar “Bashkëpunimi ligjor ndërkombëtar dhe proceset e integrimit të organizatave kriminale transnacionale: analiza dhe perspektiva pune”. Aktiviteti u zhvillua në Pallatin e Drejtësisë në përkujtim të Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellinos dhe mbledhë drejtues e përfaqësues të prokurorive dhe institucioneve të drejtësisë nga vendet e Europës, Ballkanit Perëndimor dhe Amerika Latine.

Në fjalën e tij, Braho nënvizoi qasjen e Prokurorisë së Posaçme ndaj sfidave që paraqet krimi i organizuar transnacional, i cili funksionon nëpërmjet rrjeteve ndërkufitare dhe përshtatet me zhvillimet teknologjike, financiare dhe logjistike. Ai theksoi nevojën për një qasje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e veprimtarisë kriminale: nga burimi dhe organizimi i aktivitetit kriminal, te lidhjet ndërkombëtare, mekanizmat financiarë, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe destinacionet përfundimtare të përfitimit të paligjshëm.

Takimi i kushtoi vëmendje edhe mënyrës së trajtimit publik të fenomenit të krimit të organizuar, duke theksuar nevojën për shmangien e përgjithësimeve mbi bazë kombësie, gjuhe apo përkatësie shoqërore. U saktësua se lufta kundër krimit të organizuar duhet të përqendrohet te individët, strukturat dhe rrjetet konkrete kriminale dhe të mbështetet mbi prova dhe analiza profesionale, si dhe mbi bashkëpunimin mes autoriteteve ligjzbatuese.

SPAK thekson se përballja me krimin e organizuar transnacional kërkon hetime proaktive dhe financiare, shkëmbim të shpejtë informacioni dhe bashkëpunim të qëndrueshëm me autoritetet homologe ndërkombëtare. Në këtë kontekst, Prokuroria e Posaçme paraqitet si partner serioz, i besueshëm dhe aktiv për bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Previous Post

Arka me alkool dhe drogë në burgun e Fierit, furtunë procedimesh për zyrtarët, zbardhen detajet

Next Post

Serie A: Gara për Champions — javën e fundit, kriteret, përballjet direkte dhe skenarët për 4 skuadrat

Next Post
Serie A: Gara për Champions — javën e fundit, kriteret, përballjet direkte dhe skenarët për 4 skuadrat

Serie A: Gara për Champions — javën e fundit, kriteret, përballjet direkte dhe skenarët për 4 skuadrat

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al