Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Liverpooli i shkakton humbjen e parë sezonale Cityt

Editor by Editor
October 16, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, Sport
0
Liverpooli i shkakton humbjen e parë sezonale Cityt
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Liverpooli i është gëzuar fitores ndaj Manchester Cityt (1-0) në Anfiled duke ia shkaktuar humbjen e parë sezonale kampionit në fuqi të Ligës Premier.

Në 45 minutat e para të sfidës së zhvilluar në Anfield, asnjëra nga skuadrat nuk arriti ta gjente rrjetën. Diogo Jota pati një prej rasteve më të mira në gjysmën e parë, mirëpo Ederson intervenoi për ta ndalur goditjen e tij.

Pasi i morën direktivat gjatë pushimit nga strategët Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola, skuadrat u kthyen në fushë me një qasje tjetër.

(Foto: Twitter/Liverpool FC)

Mohamed Salah i shmangu lojtarët kundërshtarë dhe dërgoi një goditje drejt portës, por Ederson ia mohoi golin në minutat e para të gjysmës së dytë.

Phil Foden ishte në vendin e duhur për ta futur në rrjetë një top të kthyer, mirëpo pas konsultiumin të VAR-it goli u anulua për ndërhyrje të palejuar në ndërtimin e aksionit.

Diogo Jota në njërën ane e Erling Haaland në anën tjetër, vazhduan me rastet e kësaj sfide. Dhe më në fund rezultati u zhbllokua në minutën e 76-të.

(Foto: Twitter/Liverpool FC)

Një asistim i mrekullueshëm nga portieri Alisson drejt Mohamed Salah, i cili shkoi përpara dhe e shënoi golin e epërsisë për vendasit.

Pas kësaj humbjeje, Manchester City ka mbetur katër pikë prapa Arsenalit në garën për titull, derisa Liverpooli është ngjitur në vend të tetë në tabelë me 13 pikë të grumbulluara.

Previous Post

I kanë vdekur 4 fëmijë, nëna nga Pogradeci përballet me të birin: Nusja më hodhi nga shkallët, djali më thotë dil nga shtëpia

Next Post

Ancelotti tregon se si ia dolën ta neutralizojnë Lewandowskin me një lojtar të vetëm

Next Post
Ancelotti tregon se si ia dolën ta neutralizojnë Lewandowskin me një lojtar të vetëm

Ancelotti tregon se si ia dolën ta neutralizojnë Lewandowskin me një lojtar të vetëm

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al