Sunday, July 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

LIVE/ Zjarri në pyllin e Sodës rrezikon të afrohet edhe tek bizneset, autoritetet thirrje qytetarëve të shmangin zonën

timoni.al by timoni.al
July 26, 2026
in Lajmi Fundit
0
Zjarri në pyllin e Sodës rrezikon të afrohet te bizneset; autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të shmangin zonën
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re të dendur tymi që ka mbuluar pjesë të qytetit. Vatra ka rënë brenda pyllit me pisha, pranë vijës hekurudhore në zonën e Zvërnecit, dhe tymi është i dukshëm nga disa lagje të Vlorës.

Banorë dhe pushues janë vënë në ndihmë të zjarrfikësve për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Zjarri është përhapur me shpejtësi, të favorizuar nga temperaturat e larta dhe era, çka ka detyruar forcat zjarrfikëse të vendosin në dispozicion gjithë personelin për ndërhyrje në terren. Flakët kanë marrë përmasa të konsiderueshme dhe rrezikojnë të përfshijnë një sipërfaqe të madhe me pyje dhe bimësi, me mundësinë që të afrohen edhe ndaj bizneseve dhe ambienteve të tjera pranë zonës së prekur.

Në terren ndodhen shërbimet zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat e tjera të emergjencës, që punojnë për të vënë nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës së prekur dhe të respektojnë udhëzimet e forcave në terren, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve vijon.

Siç raportoi korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi, menjëherë pas sinjalizimit drejt zonës janë nisur forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse për izolimin dhe shuarjen e vatrës. Sipas të dhënave paraprake, situata paraqitet e vështirë për shkak të përhapjes së zjarrit në një zonë me bimësi të dendur dhe erës që favorizon avancimin e flakëve.

Burime nga shërbimi zjarrfikës bëjnë me dije se aktualisht në Vlorë janë aktive pesë vatra zjarri njëkohësisht, çka ka vështirësuar ndarjen e forcave në terren. Përveç zjarrit në Pyllin e Sodës, ndërhyrje po kryhen edhe në Dukat, pranë tunelit të Llogarasë, në zonën e Parkut të Mallrave dhe në Triport.

Previous Post

Zjarr në Gargano, Itali: turistët evakuohen në anijet e Rojës-Bregdetare; flakët shpejt përhapen drejt disa zonave të banuara

Next Post

Karrotreci aksidentohet me mjetin teksa shkoi të marrë makinën me defekt në aksin Librazhd-Elbasan

Next Post
Karrotreci aksidentohet me mjetin teksa shkoi të marrë makinën me defekt në aksin Librazhd-Elbasan

Karrotreci aksidentohet me mjetin teksa shkoi të marrë makinën me defekt në aksin Librazhd-Elbasan

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al