Friday, May 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

LIVE Tirana-Partizani: Festa e kuqe shpërthen në kryeqytet, Demat shënojnë golin e avantazhit

timoni.al by timoni.al
April 25, 2026
in AKTUALITET
0
LIVE Tirana-Partizani: Festa e kuqe shpërthen në kryeqytet, Demat shënojnë golin e avantazhit
0
SHARES
31
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Java e 33-të e Kategorisë Superiore hapet me derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, një përballje që këtë sezon nuk zhvillohet si duel për titullin, por si mundësi për të dalë nga momentet e vështira për të dyja skuadrat. Tirana vjen nën presion, e afruar pranë zonës së rrezikut, ku tri pikët ndaj rivalit do të ishin një hap i rëndësishëm drejt sigurimit dhe largimit nga fundi i tabelës. Partizani, nga ana tjetër, po kalon një periudhë negative dhe e sheh këtë ndeshje si një shans për të mbajtur gjallë objektivin e “Final Four” dhe për të siguruar një vend në garat europiane. Ndeshja luhet në “Arenën Kombëtare” dhe pritet të jetë vendimtare për fatet e sezonit të të dyja skuadrave.

Rezultati live tregon TIRANA 0-1 PARTIZANI, me golin në minutën e 22-të nga Human. Goli erdhi pas një aksioni të rrëmbyeshëm të të kuqve në të djathtën me Sidibe, i cili dha pasimin në qendër për Human, që mposhti Bekajn. Para golit, në minutën e 19’ mesfushori Qaka u ndëshkua me karton të verdhë për një faull ndaj Kobiljar. Në minutën e 18’ pati momente paniku në zonën bardheblu gjatë zhvillimit të një këndore, ku Partizani tentoi disa harkime radhazi në qendër pa gjetur hapësirën për të goditur drejt portës. Në minutën e 7’ Sembene tentoi me një top të gjatë për të gjetur Isgandarli, por sulmuesi sinjalizohet në pozicion jashtë loje. Në minutën e 5’ pati përplasje mes Sidibe dhe Ndong pas një faulli të mbrojtësit të bardhebluve; gjyqtari Lata e zgjidhi situatën me këshillim. Sfida filloi në minutën e 1’ në “Arenën Kombëtare”.

Formacionet zyrtare të ndeshjes: Tirana paraqitet me Bekaj; Vera; Ndong; Halili; Kreshiç; Rafael; Mysloviç; Kobiljar; Haxhiu; Xhixha; Tabeku. Trajner: Orges Shehi. Partizani luan me Qirko; Preka; Sembene; Atanaskoski; Murataj; Qaka; Dumbia; Hjumën; Isgandarli; Sidibe; Kontreras. Trajner: Oltijon Kërnaja. Top Channel.

Previous Post

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, ata planifikojnë dasmën e vitit

Next Post

Trump mesazh iranianëve: Nëse duan të flasin, le të telefonojnë. Ne i kemi të gjitha kartat, ata asnjë

Next Post
Kushner dhe Witkoff nisen për në Pakistan; Shtëpia e Bardhë: Irani kërkoi takim me SHBA

Trump mesazh iranianëve: Nëse duan të flasin, le të telefonojnë. Ne i kemi të gjitha kartat, ata asnjë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al