Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

LIVE/ Tirana në kaos, protestuesit shkatërrojnë ministritë, Piramidën, qendrën tregtare dhe biznese; digjet makinë në komisariatin nr.2

timoni.al by timoni.al
October 14, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
LIVE/ Tirana në kaos, protestuesit shkatërrojnë ministritë, Piramidën, qendrën tregtare dhe biznese; digjet makinë në komisariatin nr.2
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kaos në Tiranë gjatë një proteste gjysmëditore që u zhvillua me dhunë, përplasje me policinë dhe dëme të shumta materiale. Protestuesit u zhvendosën nga njëra pjesë e kryeqytetit në tjetrën, duke sulmuar dhe dëmtuar ndërtesa institucionale, bizneset dhe degë bankash. Policia ndërhyri në disa pika me autobotë ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa u arrestuan dhjetëra protestues.

Dhuna nisi pranë Ministrisë së Arsimit, ku grupime me fytyra të mbuluara sulmuan godinën me gurë, shkulën kangjella trotuari dhe ndezën zjarre; përplasjet vijuan në Rrugën e Durrësit. Protestuesit dëmtuan disa biznese private dhe dogjën një bankë private të nivelit të dytë. Në Sheshin “Skënderbej” u vunë flakën stolave dhe kazanëve të mbeturinave. Një tjetër vatër e dhunës ishte Ministria e Ekonomisë, ku protestuesit hynë në katin e parë, shkulën dyer, thyen xhama dhe nxorrën orenditë jashtë.

Sulme preknin edhe Ministrinë e Brendshme, me xhama të thyer, dhe më pas grupet u ndanë mes Sheshit “Skënderbej” dhe zonës së Ministrisë së Ekonomisë, për t’u zhvendosur drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku vijuan sulmet ndaj ndërtesave përgjatë bulevardit. Te Piramida e Tiranës pati dëmtime të mëdha, thyerje xhamash dhe djegie pjesësh të ambienteve; edhe aty u sulmua një tjetër bankë private. Protestuesit shkuan më tej drejt Kryeministrisë, ku u dogjën pemët në hyrjen anësore të godinës.

Protesta u zhvendos edhe te ndërtesat e Kryesisë së Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese; protestuesit tentuan të futeshin brenda dhe më pas shkatërruan e dogjën bizneset në katin e parë të “Kullave Binjake”. U sulmua edhe Ministria e Drejtësisë, ku u thyen xhama dhe u vu zjarr kati i parë. Një qendër tregtare pranë Kalasë së Tiranës pësoi thyerje xhamash. Në komisariatin nr.2 u dogj një automjet policie dhe u lënduan dy efektivë policie. Në rrugën e Elbasanit dhe te Zogu i Zi u shkatërruan rrethimet dhe sinjalistika rrugore.

Policia ndërhyri në disa vatra të tensionit për t’i zmbrapsur dhe shpërndarë protestuesit. Rreth orës 22:00 grupet u shpërndanë, duke vënë kështu në fund një protestë që përshkruhet si një nga më të dhunshmet e dekadave të fundit.

Previous Post

LIVE M.City-PSG: PSG i përgjigjet Haaland, plotëson pokerin dhe ndal vrullin e vendasve (VIDEO)

Next Post

Dy gola në një ndeshje, Taulant Seferi çon numrin e realizimeve në nëntë këtë sezon

Next Post
Dy gola në një ndeshje, Taulant Seferi çon numrin e realizimeve në nëntë këtë sezon

Dy gola në një ndeshje, Taulant Seferi çon numrin e realizimeve në nëntë këtë sezon

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al