Demokratët protestuan mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë. Organizatorët e tubimit akuzuan Edi Ramën dhe ministren e Energjisë, Balluku se fikën dritat në shesh me qëllim që të sfumohet duke mos u dukur numri i lartë i protestuesve. Prandaj u kërkuan protestuesve të ndezin dritat e telefonit.

