Friday, June 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Live: perla e përzënë nga Shqipëria — Rama te protestuesit e Zvërnecit malazez: Na e kaluan njëherë, tani…

timoni.al by timoni.al
June 4, 2026
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Rama nga Mali i Zi: Live, perla sjellë pasi u përzunë nga Shqipëria; na e kaluan, s’bëhet llaf
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj protestuesve që kundërshtojnë investimin në Zvërnec me një video të publikuar nga hotel “Porto Montenegro”, të cilin e paraqiti si një histori suksesi për Malin e Zi. Në fjalimin e tij, Rama tha se ky resort u ndërtua nga një investitor kanadez, i cili kishte ardhur më parë në Shqipëri për të ndërtuar një port turistik në Durrës, por sipas tij “i ishte mbyllur dera nga qeveria e kohës” dhe u detyrua të largohej.

Duke qëndruar pranë menaxherit të hotelit në video, kryeministri theksoi rëndësinë e këtij investimi për zhvillimin e vendit fqinj. Ai përmendi që në Mal të Zi iu hapën dyert këtij investimi, megjithatë shtoi se “jo çdo gjë shkoi ashtu siç duhej që në fillim”. Rama e përshkroi resortin si një element që “nxori Malin e Zi nga mjegulla e zezë e vendit të krimit”, duke e vënë në shembull të ndikimit të investimeve të huaja në zhvillim.

Përveç deklaratave të dhëna në video, Rama shoqëroi publikimin me një mesazh në të cilin la të kuptohet se qeveria nuk do të tërhiqet nga projekti. Në mesazhin pranë videos ai shkroi mes frazash humoristike dhe tërheqëse: “LIVE NGA PERLA QË E SOLLËN KËTU DIKUSH QË E PËRZUNË NGA SHQIPËRIA🤷🏻‍♂️”, dhe më tej: “O çuna goca na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti😩” duke përfunduar me deklaratën se “Po tani s’bëhet llaf më, ta harrojnë të gjithë ata që thonë s’duan apo s’na duan, se na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane”.

Rama ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tivat. Artikulli është publikuar nga Top Channel.

Previous Post

Rama e kapi primen te CNN / Protesta për Zvërnecin, Curri në Top Story: Më kanë shkruar në rrjete…

Next Post

Botërori 2026/ Greqia i çjerr maskën Suedisë që nuk i largon hijet e dyshimit

Next Post
Botërori 2026/ Greqia i çjerr maskën Suedisë që nuk i largon hijet e dyshimit

Botërori 2026/ Greqia i çjerr maskën Suedisë që nuk i largon hijet e dyshimit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al