Julia Emiri, një prej folëseve në protestën e “flamingove”, është zgjedhur kryetare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, në vend të Edi Palokës, i cili vendosi të mos rikandidonte. Kryesia e PD-së do të zgjidhet përmes votimit me tre lista: zonjat, të rinjtë dhe kandidatët meshkuj.
Sipas udhëzimit të partisë, do të përzgjidhen 6 zonja nga 15 kandidate, 6 të rinj nga 25 kandidatë dhe 8 meshkuj nga 21 kandidatë.
Për anëtare të Kryesisë së Partisë Demokratike, ku do të zgjidhen 6, janë propozuar: Adriana Tolka, Alketa Mukadelati, Armanda Zeqiri, Denisa Kele, Eda Grimçi, Edith Harxhi, Eleina Qirici, Enkelejda Sallaku, Fatmira Kola, Floriana Garo, Ilda Zhulali, Ilirjana Kuçana, Lili Sulaj, Mimoza Hajdarmataj, Mirela Tabaku.
Emrat e të rinjve, nga ku do të dalin jo më shumë se 3 kandidatë vajza 3 kandidatë djem: Andia Ulliri, Anxhelo Karalliu, Arlind Ahmetaj, Arnold Kariqi, Arlind Ahmetaj, Arsen Dushku, Çajup Shehaj, Desada Xhetani, Erges Eskiu, Eva Metaj, Fatjon Bathorja, Glauk Olldashi, Xhonatan Pano, Julian Beqiri, Jurgen Spaho, Kristina Gjoka, Laviola Guma, Loreanca Hoxha, Mario Runa, Neada Stana, Nikola Kedhi, Nikolin Çali, Rezenbrik Serjani, Tedi Kopliku, Xhorxhia Niço, Xhulja Xhekaj.
Kandidatët meshkuj, nga ku do të zgjidhen jo më shumë se 8, përfshijnë: Alfred Lela, Arjan Ndoja, Asllan Dogjani, Atird Hoxha, Aurel Bylykbashi, Bislim Ahmetaj, Dorian Teliti, Edi Paloka, Enri Çeno, Ervin Minarolli, Fidel Kreka, Fisnik Qosja, Gazmir Spahija, Gent Strazimiri, Gjin Gjoni, Grigels Muçollari, Ilir Alimehmeti, Keltis Kruja, Lefter Gështenja, Luan Baçi, Lefton Kodhelaj.
Ndër kandidatët meshkuj vihen re emra të deputetëve, ish-deputetë dhe figura të tjera vendore, përfshirë kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja.

