Saturday, June 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Live/ Çohuni nga kafja, dita e 19-të e tubimit, protestues marshojnë në kryeqytet, thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

timoni.al by timoni.al
June 18, 2026
in Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Live/ Çohuni nga kafja, dita e 19-të e tubimit, protestues marshojnë në kryeqytet, thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot në kryeqytet u zhvillua dita e 19-të e protestës jopartiake. Grumbullimi nisi në sheshin “Skënderbej”, por marshimi pati itinerar të ndryshuar krahasuar me herët e tjera dhe filloi sapo protestuesit nisën thirrjen e fundit: “Të shkojmë te SPAK dhe t’i themi çfarë po pret që nuk arreston Ballukun?”.

Protestuesit marshuan drejt Kuvendit, ku ndodheshin deputetët e Partisë Socialiste dhe kryeministri Rama, dhe më pas u drejtuan pranë selisë së Partisë Demokratike, ku pati përplasje me demokratët. Gjatë marshimit dëgjoheshin thirrje si “Dorezoni mandatet, dotezoni mandatet. Parlamenti i turpit”. Marshimi vijoi përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe u stacionua para Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime.

Alben Kola deklaroi se policia e shtetit ka proceduar të rinj e të reja, përfshirë edhe të tijt, por tha se nuk kishte problem me këtë dhe iu bëri thirrje shefave të policisë të kuptojnë dhe të mirëkuptojnë protestuesit, duke shtuar se ata janë edhe për policët që, sipas tij, trajtohen “si lecka”. Në marshim u bashkëngjitën pesë deputetë të Partisë Demokratike: Arjan Ndoja, Kliti Hoti, Greta Bardeli, Klodjana Capja dhe Jorida Tabaku.

Aktivisti Edison Likaj i bëri një replikë përfaqësuesit të PD-së që kishte thënë se në protestë nuk duhet të ketë ligjërim politik dhe fjalime serioze, duke theksuar se protesta është më e gjërë dhe më intensive nga sa kishte pritur ai dhe ata që e përbëjnë. Ai i bëri thirrje të rinjve të ruajnë dinjitetin dhe integritetin dhe t’u drejtohen drejtuesve të tyre politikë me kërkesën për largim.

Marshimi, i cili kaloi edhe pranë Fan Zone, vazhdoi me brohoritje për qytetarët që kalonin, me thirrjen “Bashkohuni me ne!”. Nisja e grumbullimit u shty për në orën 19:00, nga ora 18:00 që ishte zakonisht ditët e mëparshme.

Previous Post

Video/ Zvicra fiton të parën në Botëror, mund Bosnjën me katër gola, merr kreun Grupit B; Xhaka shënon

Next Post

Nga La Roja te The Reds: Liverpool zyrtarizon blerjen e Victor Munoz, përfiton edhe Real Madrid

Next Post
Nga La Roja te The Reds: Liverpool zyrtarizon blerjen e Victor Munoz, përfiton edhe Real Madrid

Nga La Roja te The Reds: Liverpool zyrtarizon blerjen e Victor Munoz, përfiton edhe Real Madrid

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al