Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lisi, Shehu, Hysa, tuneli, Tigra-t dhe RamaTë gjitha rrugët e skandaleve përfundojnë në Vlorë

Editor by Editor
November 17, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Lisi, Shehu, Hysa, tuneli, Tigra-t dhe RamaTë gjitha rrugët e skandaleve përfundojnë në Vlorë
0
SHARES
62
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Alba Kepi!

Vlora, qyteti simbol i shpalljes së pavarësisë kombëtare, është gjithashtu qyteti ku Edi Rama ka qenë deputet për shumë vite e që çuditërisht sivjet e tradhëtoi për listën e Tiranës.

Vlora është po ashtu epiqendra ku përplasen politika, klientelizmi, prona bregdetare dhe skandalet e dyshimta të qeverisjes së tij.

Në këtë qytet, përfundojnë të gjitha rrugët e pushtetit, të favoreve dhe të parave të pista.

Në këtë rrjet, Artur Shehu shfaqet si investitori me prona të dyshimta, i hetuar për kontakte kriminale në Itali (Sacra Corona Unita). Ai i ka dhuruar 30 000 m² tokë në bregun e Vlorës një fondacioni të themeluar nga Gjeneral Fabrizio Lisi, ish-gjeneral i Guardia di Finanza dhe ish-drejtor i Interpol-it italian.
Lisi, përfitues i një dhurate të jashtëzakonshme tokësore, ka vepruar falë ndërmjetësisë së Ëngjëll Agaçit, zyrtar pranë Ramës, duke treguar sesi pushteti dhe favorizimet shkojnë dorë për dorë. E është po Shehu që bashkon në një ishull hollandez krimin me qeverinë shqiptare. Motivi? Ku të investojnë paratë e trafikut.

Në të njëjtin skenar, Luftar Hysa dhe familja e tij janë sanksionuar nga SHBA për pastrim parash, duke përdorur kazino, restorante dhe kompani për të larë para të fituara nga trafiku i drogës me lidhje me Kartelin e Sinaloa. Hysa ka lidhje edhe me Shqipërinë, me investime në biznese dhe kazino përfshirë projektin pranë hotelit Marina Bay në Vlorë. Ai ka takuar Kryeministrin Edi Rama për çështje licencash kazinoje, duke ngjallur pyetje për klientelizëm dhe ndikim politik.

Por skandalet nuk ndalen këtu.
Në Gjirin e Vlorës janë ankoruar dy anije energjetike, “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, të cilat sipas raportimeve politike nuk kanë prodhuar asnjë ditë energji zyrtarisht, megjithëse qeveria dhe KESH paguajnë qira dhe operim për mbi 68 milionë dollarë.

Ambientalistet paralajmërojnë për ndotje nga djegia e naftës së rëndë, dhe qytetarët protestojnë për koston dhe mungesën e transparencës.

Në Vlorë kalon dhe Tuneli i Llogarasë që lidh rivierën shqiptare e nën hetim pêr abuzim fondesh, korrupsion e klientelizëm.

Vlora është së fundmi dhe arena e akuzave e antiakuzave mes sipërmarrjes e ortakëtisë, sipërmarrjes e qeverisë, qeverisë e klientelizmit mbi ndërtimin e aeroportit të ri.

Ky qytet nuk është vetëm skenë për prona dhe projekte energjetike. Vlora është simboli me shembuj si Lisi, Shehu, Hysa, Tigra dhe Rama e një rrjet i ndërlikuar klientelist dhe politik, ku çdo favor, çdo tokë e dhuruar, çdo kazino dhe çdo barkë energjetike tregon ndikimin e pushtetit dhe mungesën e transparencës.
Edi Rama, që ka shërbyer dekada si deputet i Vlorës, sivjet e “tradhëtoi”.
Nga pastërtia o nga pisllëku, koha do e tregojë!

Previous Post

Opozita organizon protestë sot në orën 18:00, Berisha në konferencë: Parlamenti do zhvillohet në shesh, kërkojmë qeveri teknike.

Next Post

Festivali i shahut në Gjirokastër, me pjesëmarrës nga të gjitha grupmoshat nga Shqipëria dhe Kosova.

Next Post
Festivali i shahut në Gjirokastër, me pjesëmarrës nga të gjitha grupmoshat nga Shqipëria dhe Kosova.

Festivali i shahut në Gjirokastër, me pjesëmarrës nga të gjitha grupmoshat nga Shqipëria dhe Kosova.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al