Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Ligji për Turizmin “trazon” Kuvendin / PS: Ligji i ri për standardet; Opozita akuzon: zgjatim i “investimeve strategjike”

timoni.al by timoni.al
July 21, 2026
in Lajmi Fundit
0
Ligji për Turizmin "trazon" Kuvendin / PS: Ligji i ri për standardet; Opozita akuzon: zgjatim i "investimeve strategjike"
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti socialist Taulant Balla prezantoi në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ndryshimet e propozuara në ligjin për turizmin, duke argumentuar se Shqipëria ka nevojë për më shumë standarde në një sektor në rritje për të përmirësuar pozicionimin ndërkombëtar. Mes ndryshimeve të propozuara është ndërhyrja në fazën e projektimit dhe dhënies së lejeve të ndërtimit, me qëllim që strukturat të ndërtohen sipas standardeve dhe të mos ndodhë që një ndërtim të nisë me një qëllim e të përfundojë si hotel. Parashikohet thjeshtim i kategorizimit të objekteve të akomodimit dhe forcim i detyrimit të subjekteve për regjistrimin elektronik të klientëve.

Projektligji vendos përgjegjësi të qarta për menaxhimin e mbetjeve nga strukturat hoteliere, duke përcaktuar se ata nuk mund t’i depozitojnë te koshat e qytetarëve, dhe synon përmirësimin e të dhënave statistikore përmes krijimit të Regjistrit Qendror të Turizmit, për të pasur një databazë dhe numër të saktë të qëndrimeve të turistëve. Një tjetër element i propozuar ndalon vendosjen e yjeve nga pronari dhe adreson çështjen e zhurmës nga punimet ndërtimore gjatë sezonit turistik: ndalesa e zhurmave nga ndërtimet gjatë verës synon të shmangë situata ku struktura hoteliere pret turistë ndërsa pranë vijon puna e betonieres.

Disa propozime nuk morën mbështetje të plotë në komision. Deputeti i opozitës, Redi Muçi, shprehu dyshime se një nga nenet e projektligjit përbën një zgjatim të ligjit për investimet strategjike. Në nenin 1 të projektligjit përmendet se, me propozim të ministrit përgjegjës për turizmin, Këshilli i Ministrave mund të vendosë ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të zonës me përparësi zhvillimin e turizmit për realizimin e projekteve ose investimeve me interes publik ose me rëndësi kombëtare që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik. Muçi deklaroi se kjo praktikë i ngjan zgjatjes së ligjit për investimet strategjike, të cilin, sipas tij, partnerët ndërkombëtarë kërkuan të shfuqizoheshin, dhe shprehu shqetësimin se kompetencat po merren në dorë nga kryeministri.

Previous Post

Zyrtare: Tirana hedh sytë nga akademia; 3 futbollistë të rinj i bashkohen skuadrës së parë

Next Post

Rinasi në fluks rekord: deri në 56 mijë pasagjerë në ditë, masa të shtuara për sezonin veror

Next Post
Rinasi në fluks rekord: deri në 56 mijë pasagjerë në ditë, masa të shtuara për sezonin veror

Rinasi në fluks rekord: deri në 56 mijë pasagjerë në ditë, masa të shtuara për sezonin veror

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al