Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ligji i ri i Ramës/ Berisha: Unë u bëj thirrje sonte të gjithë pedagogëve dhe studentëve të universiteteve që të mbroni lirinë akademike

Editor by Editor
October 13, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Ligji i ri i Ramës/ Berisha: Unë u bëj thirrje sonte të gjithë pedagogëve dhe studentëve të universiteteve që të mbroni lirinë akademike
0
SHARES
50
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Berisha deklaroi:

Miqtë e mi, kjo garë, gara e dijes është gara më vendimtare për të ardhmen e një kombi dhe të një vendi.
Në këtë garë, Edi Rama iu ka dhënë goditje fatale arsimit parauniversitar, shpartallimi i të cilit ka sjellë rënien më të madhe në botë në testin e cilësisë, në PISA, rënien me 68 pikë.
Goditje të rëndë, nga më të rëndat, i dha arsimit të lartë, duke përgjysmuar në 9 vite numrin e studentëve në shkollat e larta të vendit dhe dyfishuar tarifat.
Tani, me ligjin e ri, duke shkelur parimet themelore të Kushtetutës së vendit, ai po u jep universiteteve goditjen e mëshirës.
Sapo erdhi në pushtet, ky armik i egër i dijes dhe qenies shqiptare, ndaloi mbrojtjen e gradave në universitetet publike, akt të cilin nuk e ka bërë kurrë ndonjë qeveri.
Dhe tani së fundmi, ka vendosur të shpallë veten kryeshkencëtarin e Shqipërisë, kryetarin e Këshillit Shkencor Kombëtar, në një akt që nuk e bëri kurrë Enver Hoxha, as Mehmet Shehu.
Nuk e bëri kurrë as Kim Jong Sun, as Kim Jong Un. E bën pra vetëm Edi Rama.
Universitetet pa lirinë akademike, pa lirinë e kërkimit shkencor, humbasin tërësisht funksionin e tyre si institucione të vendit, shndërrohen thjesht në shkolla të larta, automate, të cilat në ingranazhet e kohës shkojnë drejt shkatërrimit.
T’i privosh universitetet nga liria e kërkimit shkencor, në një kohë kur ke prekur pothuajse të gjitha fondet, të centralizosh atë në duart e një këshilli xhahilësh, injorantësh, hajdutësh, do të thotë të rrënosh kërkimin shkencor, do të thotë të vrasësh ëndrrat shkencore të mijëra e mijëra studiuesve të rinj, të cilët shohin kërkimin shkencor si rrugën më fisnike për të ndërtuar karrierën e tyre të suksesshme.
Si rrugën më dinjitoze për të ngjitur shkallët e dijes dhe shkencës.
Unë u bëj thirrje sonte të gjithë pedagogëve të universiteteve, pavarësisht nga bindjet e tyre, të mbroni lirinë akademike sepse liria akademike është liria e vërtetë e juaj.
Sepse pa liri akademike, ju shndërroheni në qenie mjerane automate, në zanatçi të pavlerë për veten dhe vendin tuaj.
Unë u bëj thirrje studentëve që të mbrojnë lirinë akademike të universiteteve, se historia e botës ka faktuar se universitetet i ka bërë të mëdha liria akademike. Se universitetet janë shndërruar në trungje të thata sa herë kanë dorëzuar këtë liri.
Është koha pra për të gjithë ju studentë dhe pedagogë të shqyrtoni propozimi që ka bërë Edi Rama, në të cilin ju shumëzon me zero.
Në të cilin ju të gjithë së bashku keni zë aq sa ç’ka Lubi Balluku me dy asistentë të saj.

Previous Post

Ja kush është Ilir Nukaj, autor i dhunës ndaj çiftit të moshuar në Fier

Next Post

Baba Mondi për “Jerusalem Post”: Krijimi i Shtetit bektashi, nismë e domosdoshme

Next Post
Baba Mondi për “Jerusalem Post”: Krijimi i Shtetit bektashi, nismë e domosdoshme

Baba Mondi për “Jerusalem Post”: Krijimi i Shtetit bektashi, nismë e domosdoshme

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al