Saturday, May 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lëvizje të papritura në Policinë e Shtetit/ Ndryshime në komisariatin nr.2 pas arrestimit të Altin Morinës

Editor by Editor
April 11, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Lëvizje të papritura në Policinë e Shtetit/ Ndryshime në komisariatin nr.2 pas arrestimit të Altin Morinës
0
SHARES
126
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Disa lëvizje kanë ndodhur së fundmi në Policinë e Shtetit, përkatësisht në komisariatin nr.2 të Policisë së Tiranës. Pak ditë më parë Shefi i krimeve në komisariatin nr.2 është transferuar në komisariatin nr.3 dhe shefi i krimeve në komisariatin nr.3 ka kaluar në komisariatin nr.2.

Po ashtu edhe një oficer i policisë gjyqësore dhe një agjent krimesh janë lëvizur nga komisariati nr.2, por ende nuk dihet zyrtarisht se ku janë transferuar.

Ndër të tjera burime bëjnë me dije që edhe shefi i komisariatit nr.2 të ketë dorëzuar dorëheqjen nga detyra, por ende nuk ka informacion nëse është pranuar dorëheqja.

Gjithashtu ende nuk dihen zyrtarisht arsyet e këtyre lëvizjeve të ndodhura në një nga komisariatet më të rëndësishme të kryeqytetit siç është ai i dyshit.

Kohët e fundit komisariati nr.2 ka zhvilluar disa operacione të rëndësishme, siç ishte edhe arrestimi i ish-policit Altin Morina 7 ditë më parë, i cili prej 11 muajsh ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Revanshi” për bashkëpunim me Durim Bamin në kultivimin e kanabisit në vitet 2019-2020 në Tapizë dhe Nikël.

Pas këtij operacioni të suksesshëm nga shërbimet e komisariatit nr.2 të arrestimit të një personi të shpallur në kërkim nga SPAK, dy ditë më pas ndodhën edhe ndryshime në këtë komisariat.

Kujtojmë që 4 muaj më parë në policinë e shtetit, u zhvillua gara dhe u emëruan 48 shefat e rinj të komisariateve dhe të krimeve në të gjithë vendin, të cilët në bazë të ligjit të ri për policinë e shtetit kanë një mandat 3-vjeçar./BW

Previous Post

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, LaCivita, mbërrin në Rinas, pritet nga Mediu

Next Post

Eurostat: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë sipas fuqisë blerëse

Next Post
Eurostat: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë sipas fuqisë blerëse

Eurostat: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë sipas fuqisë blerëse

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al