Sunday, October 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Lëvizja e madhe e KE: Shqipëria me komisioner në Bruksel, për herë të parë në historinë e unionit

timoni.al by timoni.al
October 4, 2026
in Lajmi Fundit
0
Lëvizja e madhe e KE: Shqipëria me komisioner në Bruksel, për herë të parë në historinë e unionit
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Siç është raportuar ditët e fundit dhe siç kanë deklaruar Tirana dhe Ursula von der Leyen, Komisioni Evropian po shqyrton plane të reja për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera në Bashkimin Evropian. Media belge “Rapporteur” zbuloi se, sipas planit të ri, Shqipëria dhe Mali i Zi do të mund të dërgojnë komisionerët e tyre në Bruksel, si pjesë e Komisionit Evropian, edhe përpara anëtarësimit zyrtar në union.

Kjo iniciativë synon të mundësojë një përfshirje më të madhe të shteteve kandidate në politikat evropiane para përfundimit të procedurave kombëtare të ratifikimit nga 27 shtetet anëtare, proces që mund të zgjasë në kohë. Komisioneri i ri shqiptar dhe ai malazez mund të marrin pjesë në punën e Kolegjit të Komisionerëve dhe të kontribuojnë në formësimin e legjislacionit të BE-së — të drejtë që deri më tani i ishte rezervuar zyrtarëve të shteteve anëtare.

Në dokumentin e zbardhur thuhet se “Komisioni Evropian e konsideron të justifikuar mundësinë që një vend që po anëtarësohet në union duhet të emërojë një Komisioner gjatë kësaj periudhe”. Më tej theksohet se “Një komisioner i tillë mund të marrë pjesë në punën e Kolegjiumit për çështje relevante, duke ruajtur plotësisht autonominë, kolegjialitetin dhe përgjegjësinë kolektive të këtij organi drejtues të BE-së”.

Nëse një Komisioner do të merrte detyrën në Bruksel para se vendi i tij të bëhej zyrtarisht anëtar i BE-së, kjo do të ishte hera e parë në historinë e Unionit. Përveç kësaj, Komisioni Evropian njoftoi se do t’u ofrojë vendeve kandidate një integrim më të thellë në tregun e vetëm përsa kohë ato zbatojnë reformat e brendshme të kërkuara për anëtarësim.

Planin e detajuar mbi strategjinë e re të zgjerimit do ta prezantojë të martën në Bruksel komisionerja Marta Kos.

Previous Post

Kthimi në Tiranë pas fundjavës në juglindje paralizon Elbasanin, fluks i automjeteve krijon trafik tejet të rënduar

Next Post

Alarm për Ronaldon në Portugali, l’Équipe zbulon planin e lamtumirës, por…

Next Post
Alarm për Ronaldon në Portugali, l’Équipe zbulon planin e lamtumirës, por…

Alarm për Ronaldon në Portugali, l’Équipe zbulon planin e lamtumirës, por…

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al