Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Leku LETËR për kanakarët e Rilindjes!!! Fluturojnë kostot e rrugëve, qeveria shton 260 MILION euro faturë!

Editor by Editor
August 15, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Leku LETËR për kanakarët e Rilindjes!!! Fluturojnë kostot e rrugëve, qeveria shton 260 MILION euro faturë!
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përmes një vendimi të beftë, qeveria ka miratuar tre ditë më parë një rritje të ndjeshme të kostove për akset kryesore të vendit, të cilat janë në proces ndërtimi apo do të tenderohen së shpejti.

Vendimi i Këshillit të Ministrave i miratuar në datën 12 gusht ndryshon Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare, e cila ishte miratuar vetëm 5 muaj më parë, në mars të këtij viti.

Kapitali publikon dokumentat ekskluzivë që tregojnë se vetëm për tre akse kryesore, kostoja është shtuar me 260 milionë euro krahasuar me vlerën e 5 muajve më parë.

Bëhet fjalë për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës, ndërtimin e rrugës së vjetër të Ndroqit si dhe bypassin e Elbasanit.

Rritja

Sipas dokumentave, në listën e miratuar në mars të këtij viti, kosto totale për zgjerimin e rrugës Tiranë Durrës ishte caktuar sipas projektit në 205 milionë euro.

Por me listën e ndryshuar tre ditë më parë, fatura e kësaj rruge është rritur në 298.8 milionë euro ose 45.4 për qind më shumë.

Rritja është shumë më e rëndë në dy projektet e tjera. Për ndërtimin e rrugës së vjetër Tiranë-Ndroq-Plepa në listën e miratuar 5 muaj më parë kostoja totale ishte parashikuar 39.8 milionë euro.

Por me listën e miratuar tre ditë më parë fatura që do të paguajnë qytetarët për ndërtimin e kësaj rruge është rritur në 87 milionë euro ose gati 2.2 herë.

Fluturojnë kostot e rrugëve, qeveria shton 260 MILION euro

Dyfishim ka edhe për faturën e Bypassit të Elbasanit. Ky projekt ishte përcaktuar të kushtonte 120 milionë euro.

Por me vendimin e fundit qeveria e ka dyfishuar koston e kësaj vepre në 240 milionë euro.

Vetëm për këto tre projekte, qytetarët shqiptarë do të paguajnë 260 milionë euro më shumë nga sa ishte përcaktuar.

Sipas qeverisë, arsyeja se pse është rritur kaq rëndë kostoja lidhet me rritjen e çmimeve të materialeve, pasi projektet e tyre janë bërë vite më parë.

Po kështu në listën e re është futur edhe një projekt i ri, i cili nuk ka qenë pjesë e listës ekzistuese të projekteve me rëndësi kombëtare.

Bëhet fjalë për aksin Elbasan-lekaj, i cili do të kushtojë 360 milionë euro.

Para kostove, fluturuan kokat

Ndryshimi i listës së projekteve me rëndësi kombëtare ishte arsyeja kryesore e ndryshimeve në qeveri pak ditë më parë.

Kapitali ka mësuar se ministria e Financave kishte hezituar të pranonte rritjen arbitrare të kostove duke kërkuar që të ribëhej studimi i fizibilitetit për veprat.

Kjo pasi rritja e kostove mund t’i nxirrte disa prej projekteve jo fizibël.

Por në vend të ribërjes së studimeve të fizibilitetit, Edi Rama e zgjidhi ndryshe duke ndryshuar ministrin e Financave.

Ervin Mete u largua për t’i lënë vendin Petrit Malajt, një ndryshim ky që ka zhbllokuar menjëherë rritjen e kostove.

Zoti Malaj nuk ka patur të njëjtat hezitime si paraardhësi i tij dhe e ka firmosur menjëherë listën e re me rritjen e ndjeshme të kostove për këto rrugë.

Por veç ministrit të Financave, një tjetër kokë që fluturoi për shkak të listës së projekteve me rëndësi kombëtare ishte dhe ajo e kreut të SASPAC.

Edhe Jona Suli ish drejtoresha e ibnstitucionit që koordinon projektet me financim të huaj, ka patur rezerva për rritjen e kostove.

Por edhe ky ngërç u zgjidh duke emëruar në vendin e saj Eridana Çanon, e cila më parë ka mbajtur postin e drejtoreshës së Agjencisë për Mirëqeverisjen.

Previous Post

Reforma e pagave në prag fushate rrit “frikshëm” kostot në buxhet me 26.7 mld lekë

Next Post

Beteja qesharake prokurori-polici, kush po gënjen për vrasjen e Egli Progës

Next Post
Beteja qesharake prokurori-polici, kush po gënjen për vrasjen e Egli Progës

Beteja qesharake prokurori-polici, kush po gënjen për vrasjen e Egli Progës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ikonat e sportit që ndërruan jetë në vitin 2025: nga tragjedia e Diogo Jota-s te lamtumirat e Foreman dhe Hulk Hogan.

Ikonat e sportit që ndërruan jetë në vitin 2025: nga tragjedia e Diogo Jota-s te lamtumirat e Foreman dhe Hulk Hogan.

December 31, 2025
Shpallet vendimi, ja cilat janë kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i pensioneve mujore.

Shpallet vendimi, ja cilat janë kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i pensioneve mujore.

December 31, 2025
Kontrolle të thelluara nga Policia në Kapshticë, arrestohet 41-vjeçari i kërkuar.

Kontrolle të thelluara nga Policia në Kapshticë, arrestohet 41-vjeçari i kërkuar.

December 31, 2025
Presidenti Begaj dërgon një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët në prag të vitit 2026.

AKTUALITET

Ikonat e sportit që ndërruan jetë në vitin 2025: nga tragjedia e Diogo Jota-s te lamtumirat e Foreman dhe Hulk Hogan.

by timoni.al
December 31, 2025
0

Viti 2025 do të mbahet mend për humbjet e rëndësishme në botën e sportit, ku figura të njohura nga fusha...

Read moreDetails
Shpallet vendimi, ja cilat janë kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i pensioneve mujore.

Shpallet vendimi, ja cilat janë kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i pensioneve mujore.

December 31, 2025
Kontrolle të thelluara nga Policia në Kapshticë, arrestohet 41-vjeçari i kërkuar.

Kontrolle të thelluara nga Policia në Kapshticë, arrestohet 41-vjeçari i kërkuar.

December 31, 2025
Presidenti Begaj dërgon një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët në prag të vitit 2026.

Presidenti Begaj dërgon një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët në prag të vitit 2026.

December 31, 2025
Lando Norris nuk është përfshirë në Listën e Nderimeve, kampioni i botës në Formula 1 i papërmendur nga Mbretëria e Bashkuar.

Lando Norris nuk është përfshirë në Listën e Nderimeve, kampioni i botës në Formula 1 i papërmendur nga Mbretëria e Bashkuar.

December 31, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ikonat e sportit që ndërruan jetë në vitin 2025: nga tragjedia e Diogo Jota-s te lamtumirat e Foreman dhe Hulk Hogan.

Ikonat e sportit që ndërruan jetë në vitin 2025: nga tragjedia e Diogo Jota-s te lamtumirat e Foreman dhe Hulk Hogan.

December 31, 2025
Shpallet vendimi, ja cilat janë kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i pensioneve mujore.

Shpallet vendimi, ja cilat janë kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i pensioneve mujore.

December 31, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al