Pas tubimit të zhvilluar më 14.06.2026, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë kryer veprime hetimore dhe procedurale për identifikimin dhe procedimin penal të personave që organizuan dhe nxitën bllokimin e aksit rrugor në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë përgjegjës për bllokimin e këtij aksi rrugor.
Në përfundim të veprimeve hetimore, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 19 shtetas, të cilët janë të përfshirë me iniciale dhe moshë si më poshtë: G. P., 36 vjeç; A. Ll., 29 vjeçe; A. Ll., 27 vjeçe; I. F., 32 vjeç; E. H., 33 vjeç; A. K., 46 vjeç; F. Rr., 28 vjeç; V. D., 29 vjeç; O. B., 21 vjeç; D. L., 57 vjeç; L. N., 20 vjeç; A. K., 29 vjeç; A. M., 23 vjeç; T. M., 24 vjeç; K. Z., 22 vjeç; B. P., 34 vjeç; Gj. N., 39 vjeç; L. K., 33 vjeçe; I. M., 24 vjeçe. Kundër tyre rëndojnë akuzat për “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Si pjesë e veprimeve hetimore janë sekuestruar dy automjete.
Nga hetimet rezulton se më datë 14.06.2026, rreth orës 18:00, ishte njoftuar zhvillimi i një tubimi në sheshin “Skënderbej” dhe më pas përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Tubimi ishte parashikuar të zhvillohej nga ora 18:00 deri në orën 22:00. Gjatë zhvillimit të tij, sipas veprimeve hetimore, drejtues dhe organizatorë të tubimit kanë bërë thirrje për vazhdimin e lëvizjes së pjesëmarrësve nga zona përpara Kryeministrisë në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve në këtë aks rrugor.
Materialet procedurale janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

