Thursday, June 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

LAJM I FUNDIT: Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve

timoni.al by timoni.al
June 4, 2026
in LAJME
0
Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bordi i Transparencës, në mbledhjen e datës 4 Qershor 2026, vendosi kufijtë e çmimeve për nënproduktet e naftës. Çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 u caktua të jetë jo më shumë se 195 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër. Për benzinën është vendosur çmimi i shitjes me pakicë jo më shumë se 175 lekë/litër dhe çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi hyjnë në fuqi më 4 Qershor 2026 në orën 15:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës për detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe për ruajtjen e parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Sqarim lidhur me Aktin Normativ nr. 1, datë 3.4.2026: ky akt parashikon se në rast se çmimi i shitjes me pakicë për gazoil është më i lartë se 220 lekë/litër, apo për benzinën më i lartë se 200 lekë/litër, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në metodologjinë për llogaritjen e çmimeve tavan të shitjes me pakicë, çmimet e përcaktuara nga Bordi janë nën kufirin e këtij akti normativ, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Për gazoilin e përdorur për peshkim, referuar Ligjit nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat Kombëtare” (neni 9, pika 6) përjashtohen nga pagimi i taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit anijet e peshkimit. Gjithashtu, referuar nenit 10, pika 3, germa “d” të Ligjit 61/2012 “Për akcizat në RSH”, parashikohet përjashtimi nga detyrimet e akcizës i karburantit për anijet e peshkimit, sipas VKM. Në përputhje me metodologjinë e përcaktuar në aktin normativ, çmimi i shitjes së gazolit për peshkim rezulton 100 lekë.

Previous Post

Gjykata Kushtetuese nuk pranon për shqyrtim kërkesën për anulimin e udhëzimit që ndalon qarkullimin e patinave elektrike

Next Post

Pamje rrëqethëse: polici i plagosur niset me helikopter te Trauma, kolegu mbytet në lot, pranë familjarëve 36-vjeçarit

Next Post
Pamje rrëqethëse: polici i plagosur niset me helikopter te Trauma, kolegu mbytet në lot, pranë familjarëve 36-vjeçarit

Pamje rrëqethëse: polici i plagosur niset me helikopter te Trauma, kolegu mbytet në lot, pranë familjarëve 36-vjeçarit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al