Saturday, May 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon përsëri çmimin e naftës dhe benzinës

timoni.al by timoni.al
May 9, 2026
in LAJME
0
Bordi i Transparencës vendos uljen e çmimit të naftës, ndërsa çmimi i benzinës vazhdon të mbetet i njëjtë.
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bordi i Transparencës, në mbledhjen e datës 9 Maj 2026, vendosi kufizime të çmimeve për nënproduktet e naftës. Për nënproduktin gazoil me standardin SSH EN 590, çmimi maksimal i shitjes me pakicë u vendos të jetë jo më shumë se 197 lekë/litër, ndërsa çmimi maksimal i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër. Për nënproduktin benzinë me standardin SSH EN, çmimi maksimal i shitjes me pakicë u vendos të jetë jo më shumë se 182 lekë/litër, ndërsa çmimi maksimal i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi hyjnë në fuqi të njëjtën ditë, më 9 maj, në orën 14:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi tërhoqi vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës për detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë u angazhuan të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjen e parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Sqarim: Sipas Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,’” është përcaktuar se në rast se çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin është më i lartë se 220 lekë/litër, apo për benzinën është më i lartë se 200 lekë/litër, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në metodologjinë për llogaritjen e çmimeve tavan të shitjes me pakicë, çmimet e vendosura nga Bordi janë nën kufirin e parashikuar nga Akti Normativ nr. 1, datë 3.4.2026; si rrjedhojë, niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Previous Post

Mjeti përplas këmbësor pranë Prefekturës së Korçës

Next Post

Idetë politike të Francis Fukuyama

Next Post
Idetë politike të Francis Fukuyama

Idetë politike të Francis Fukuyama

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al