Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

LAJM I FUNDIT/ Banesat në Sukth dhe Katund i Ri në Durrës në rrezik, urdhërohet evakuimi i menjëhershëm.

timoni.al by timoni.al
January 8, 2026
in LAJME
0
LAJM I FUNDIT/ Banesat në Sukth dhe Katund i Ri në Durrës në rrezik, urdhërohet evakuimi i menjëhershëm.
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lajmërim për Evakuim të Menjëhershëm

Në përputhje me ligjin nr. 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”, si dhe me Planin Kombëtar të Emergjencave Civile dhe planet vendore, është shpallur evakuimi urgjent i banorëve në Bashkinë Durrës, në Njësitë Administrative Sukth dhe Katund i Ri. Kjo masë është e domosdoshme për shkak të përmbytjeve dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Evakuimi do të menaxhohet në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut përkatës dhe strukturat e emergjencave civile në bashki. Sipas legjislacionit, Kryetari i Bashkisë ka autoritetin për të urdhëruar evakuimin në territorin e bashkisë, ndërsa komunikimi për ndihmë duhet t’u drejtohet autoriteteve publike në terren.

Prioritet në evakuim kanë fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në zona të izoluara. Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga mjetet e Bashkisë, Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, si dhe Forcat e Armatosura.

Menaxhimi i strehimit për të evakuarit do të realizohet nga Bashkia në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, njësitë e kujdesit shëndetësor dhe strukturat e shërbimeve sociale. Në këtë proces, do të sigurohet regjistrimi i të evakuuarve në momentin e mbërritjes në strehimin e përkohshëm, administrimi i nevojave bazë si ushqimi, veshmbathja dhe ndihma mjekësore, si dhe ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim.

Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë. Qytetarët janë inkurajuar të kontaktojnë numrin e emergjencave për çdo situatë tjetër.

Previous Post

Avokati i Popullit është zgjedhur, ndërsa Unioni i të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë lëshon një deklaratë kundër Partisë Demokratike: Po ekspozoni marrëveshjet korruptive me Partinë Socialiste.

Next Post

Kaos në trafik, dimri godet Europën/ Ngricat ekstreme shkaktojnë pezullohen e udhëtimeve të transportit publik

Next Post
Kaos në trafik, dimri godet Europën/ Ngricat ekstreme shkaktojnë pezullohen e udhëtimeve të transportit publik

Kaos në trafik, dimri godet Europën/ Ngricat ekstreme shkaktojnë pezullohen e udhëtimeve të transportit publik

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al