Marco Reus është dëmtuar në sfidën ndaj Schalke, duke shqetësuar jo pak Dortmundin. Sulmuesi la fushën e lojës me barrelë në minutën e 32-të, me Reynan që u fut në fushë.
Nuk dihet shkalla e dëmtimit, teksa diçka të tillë do e mësojmë ditë pas dite. Ky është një lajm i keq për Kombëtaren e Gjermanisë, në prag të Botërorit të Katarit që fillon në nëntor.
Mjaft i pafat 33 vjeçari, i cili jo rrallëherë ka pësuar dëmtim para kompeticioneve të rëndësishme. Reus numëron 48 paraqitje me Panzerat, ku ka shënuar 15 gola.