Friday, October 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Kuvendi miratoi ndryshimet territoriale: nga Tirana në Gjirokastër, si ndryshon harta e Shqipërisë

timoni.al by timoni.al
October 9, 2026
in LAJME
0
Kuvendi miratoi ndryshimet territoriale: nga Tirana në Gjirokastër, si ndryshon harta e Shqipërisë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas mesnate Parlamenti miratoi ligjin e ri për Hartën Territoriale, me 85 deputetë që votuan pro. Reforma konsiston në konsolidimin e njësive vendore: 28 bashki do të bashkohen në 13 bashki të reja, duke formuar një strukturë me 46 bashki në total, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative. Modeli i propozuar ruan Bashkinë si njësi të vetme të vetëqeverisjes vendore, me një kryetar, një këshill, një administratë dhe një buxhet të vetëm. Sipas ligjit, 13 bashki me një popullsi të përgjithshme prej rreth 225 mijë banorësh do të bashkohen me bashkitë fqinje.

Ndryshimet sipas qarqeve: në Qarkun Tiranë kryeqyteti mbetet i pandryshuar, por Kavaja dhe Rrogozhina bashkohen në një bashki të vetme. Ligji krijon gjithashtu një njësi të re administrative, Rinasin, që futet në Bashkinë e Tiranës; ajo përbëhet nga fshatrat Rinas (Bashkia Krujë) dhe Bërxullë e Domje (Bashkia Vorë) dhe përfshin territorin e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe zonën ekonomike rreth tij.

Qarku Lezhë mbetet pa ndryshim, ndërsa në Shkodër Fushë-Arrëzi bashkohet me Pukën. Në Berat nga pesë bashki bëhen tre: Berati bashkohet me Poliçanin dhe Dimalin, ndërsa Kuçova dhe Skrapari qëndrojnë të ndara. Në Elbasan vihet re reduktim bashkish: Përrenjas bashkohet me Librazhdin—lëvizje që ka shkaktuar revoltë të banorëve—ndërsa Elbasani pritet të përfshijë Belshin dhe Cërrikun; Peqini dhe Gramshi mbeten të veçanta.

Në Fier rritet territori duke u bashkuar edhe me Patosin, dhe Lushnja zgjerohet duke përfshirë Divjakën dhe marrë akses në det. Në Dibër, Klosi bashkohet me Matin. Qarku Gjirokastër sjell ndryshime më të mëdha: Tepelena bashkohet me Memaliajn, Përmeti me Këlcyrën, dhe Gjirokastra merr Bashkinë e Libohovës. Vlora bashkohet me Selenicën dhe përfshin pjesë të Labërisë. Në juglindje, pavarësisht kundërshtive, socialistët propozojnë bashkimin e Maliqit me Korçën. Qarku Kukës mbetet i pa ndryshuar me tre bashki: Kukës, Has dhe Tropojë.

Modeli organizativ merr në konsideratë distancat skajore, praninë e minoriteteve, vijueshmërinë gjeografike, aksesin rrugor dhe veçoritë identitare. Për këtë arsye bashki si Pusteci, Finiqi, Dropulli, Tropoja, Hasi, Skrapari dhe Konispoli trajtohen si raste të veçanta, pavarësisht treguesve financiarë dhe demografikë.

Previous Post

Rrezik për banorët në Lezhë: Këputet linja e tensionit të mesëm dhe bie mbi banesa, kërkohet ndërhyrje urgjente

Next Post

E-mail kërcënues në institucionet shtetërore: Jemi ushtria serbe, ju kemi vënë bombë, policia nis verifikimet

Next Post
Dy persona në Tiranë kapen për shitje droge, gjykata u jep masën ‘arrest në burg’

E-mail kërcënues në institucionet shtetërore: Jemi ushtria serbe, ju kemi vënë bombë, policia nis verifikimet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al